LAJMI I FUNDIT:

Kjo është lista e LDK-së me kandidatët për kryetar të komunave, që u dorëzua në KQZ

Kjo është lista e LDK-së me kandidatët për kryetar të komunave, që u dorëzua në KQZ

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë në kuvendet  komunale.

Pas dorëzimit të listave në KQZ, kanë folur për media anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri dhe zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.

Halimi ka thënë se tashmë janë publik të gjithë emrat e kandidatëve me të cilët kjo parti do të hyjë në garën e 17 tetorit.


“LDK-ja ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar dhe kryetare të komunës. Për herë të parë në Kosovë kemi tri kandidate gra në komuna. Po ashtu kemi edhe emra të rinj për asamble nëpër komuna”, tha Halimi.

“Në komunat si Skenderaj e Han i Elezit, degët kanë vendosur për të mos kandiduar me kandidat vetëm me listë për asamble”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ai u shpreh se ka interesim të madh të të rinjve dhe grave për të qenë pjesë e listave teksa shtoi se LDK-ja ka tri kandidate gra për kryetare të komunave, më shumë se secila parti tjetër.

Lista e kandidatëve të LDK-së për kryetarë të komunave:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut”

– Sibel Halimi  kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori