LAJMI I FUNDIT:

Skandali, vetura e Prokurorisë nxori në Shqipëri të dyshuarin për tentimvrasje

Skandali, vetura e Prokurorisë nxori në Shqipëri të dyshuarin për tentimvrasje

Vetura zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, më konkretisht, ajo e ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi është përdorur për t’i mundësuar një të dyshuari për tentimvrasje të arratisjes nga Kosova për në Shqipëri. Kështu thuhet në aktakuzën që Prokuroria e Prishtinës ka ngritur ndaj Lavdim Krasniqit dhe tre personave të tjerë.

Sipas aktakuz i pandehuri Lavdim Krasniqi, përmes të pandehurit Ardian Krasniqi (shofer personal), i kanë mundësuar të dyshuarit Albi Mulolli që të arratisej nga territori i Republikës së Kosovës për në Shqipëri.

Siç thuhet në aktakuzë, e gjithë kjo ka ndodhur, duke e shfrytëzuar veturën zyrtare, ku gjatë arratisjes kanë përdor letrën me logon zyrtare edhe dritat rotative të cilat i posedonte kjo veturë, me qëllim që t’iu jepet përparësi kalimi dhe të kalojnë pa u penguar nga policia, duke depërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.


“Në muajin shtator të vitit 2020, në cilësinë e personave zyrtar, i pandehuri Lavdim Krasniqi – në cilësinë e Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, i pandehuri Ardian Krasniqi, në cilësinë e shoferit personal (familjar) i të pandehurit Lavdim Krasniqit, ashtu që kanë ndërmarr veprime për pengimin e arrestimit nga policia e të dyshuarit Albi Mulolli, për dyshimin e kryerjes së veprës penale Vrasje e Rëndë në Tentativë, në atë mënyrë që, i pandehuri Lavdim Krasniqi, përmes të pandehurit Ardian Krasniqi (shofer personal), i kanë mundësuar të dyshuarit Albi Mulolli që të arratisej nga territori i Republikës së Kosovës, për në Shqipëri”, thuhet në aktakuzë, të siguruar nga Kallxo.com.

Aktakuzë ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe tre të tjerëve, dyshohen për disa vepra të keqpërdorimeve
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe tre të tjerëve, dyshohen për disa vepra të keqpërdorimeve

Sipas Prokurorisë, të gjitha këto veprime nga të pandehurit janë bërë për shkak të obligimeve që kanë pasur ndaj Bashkim Mulollit lidhur me veturën dhe shumën e të hollave të pranuara.

“Me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, theksohet në aktakuzë.

Prokuroria Prishtinës kishte njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Lavdim Krasniqit ish drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, një personit tjetër me inicialet A.K ish shoferit, Marigona Berishës ish zyrtares së lartë të KPK-së si dhe ndaj një personi tjetër me inicialet F.D.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Lavdim Krasniqi dhe shoferi A.K., nga janari i vitit 2018 e në vazhdimësi, në bashkëkryerje, kanë kërkuar dhe pranuar të holla dhe dhurata për vete dhe për tjerët nga personi me inicialet B.M., me qëllim të ushtrimit të ndikimit të tyre në vendimmarrje për uljen dhe shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për të njëjtin. Me këto veprime sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori