LAJMI I FUNDIT:

Bajrami i reagon kryeministrit Kurti: Po i ofendoni qytetarët që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 euro

Bajrami i reagon kryeministrit Kurti: Po i ofendoni qytetarët që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi se qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind.

Bajrami ka pohuar se kryeministri sot do të duhej të fliste për shifrat e të infektuarve, transmeton Telegrafi.

“Kryeministër, Kur fol me shifra duhet me qenë gjithpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarëve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë.


Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lëvdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro”, ka pohuar deputetja.

Bajrami ka shkruar se është normale që ka më shumë të hyra këtë vit, pasi që në vitin 2020 ka pasur mbyllje të vendit.

“Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor.

Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

Normal se ka 95% më shumë tatim në pronë të mbledhur këtë vit sepse vitin e kaluar qytetarët për shkak të mbylljes as që kanë pasur mundësi ta paguajnë tatimin në pronë”, thotë Bajrami.

Gjashtë muaj qeverisje, Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë
Lexo po ashtu Gjashtë muaj qeverisje, Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë

Në reagimin e bërë, Bajrami ka parashtruar edhe disa pyetje për kryeministrin.

Kryeministër, trego:

• Qysh po e shpërndan pakon e ringjalljes 420 milionë euro?

• Qysh ka me u zhvillu mësimi nga data 1 shtator?

• Si ka mundësi që jemi vendi me më se paku të vakcionuar në rajon?

• Kush i ka “meritat” që i kemi mbi 1300 të infektuar në ditë?

• A po shkojmë drejt mbylljes totale?

• Si keni me i ndihmu bizneset e qytetarët kur ta mbyllni vendin?

“Trego për të ardhmen, se në ekonomi krejt çka po ndodhë është meritë e madhe e bizneseve, qytetarëve, konsumit që vjen nga prezenca e mërgimtarëve tonë, masave të rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë se kaluar dhe natyrisht inflacionit”.

“Asnjë vendim nuk keni marrë që ndihmon ekonominë, asnjë”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori