LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme – Audi kërkon mbi 30 mijë euro për të riparuar këtë dëm në pjesën e prapme të veturës

E çuditshme – Audi kërkon mbi 30 mijë euro për të riparuar këtë dëm në pjesën e prapme të veturës

Ne të gjithë e dimë se mirëmbajtja dhe riparimi i veturave luksoze nuk është i lirë, por kjo tejkalon të gjitha pritjet.

Të paktën kur pyesni pronarin, Steve Burns, i cili kurrë nuk mendoi se vetura do të dëmtohej, e lëre më që riparimi do të ishte aq i shtrenjtë.


Dhe historia është kështu. Steven Burns vendosi ta nderonte gruan e tij me Audi e-tron të ri, një crossover luksoz elektrik.

Menjëherë pas kësaj, pati një aksident të vogël në të cilin Audi pësoi dëme të vogla të dukshme nga fotografia. Mbani në mend se, sipas Burns, kjo ishte një aksident me një shpejtësi prej vetëm 10 deri në 15 km / orë.

Në një postim në Twitter, Burns e etiketoi Teslën me dëshirën për të bindur gruan e tij që të merrte veturën e Teslës. Gjegjësisht, ai drejton Teslën dhe priste që e njëjta zgjedhje të ishte edhe nga gruaja e tij. Në fund, megjithatë, ajo zgjodhi Audi elektrike.

Aq sa Burns u mrekullua nga brishtësia e Audi, një tronditje e vërtetë pasoi në një qendër shërbimi të autorizuar. Gjegjësisht, përveç që u befasua nga dëmtimi i veturës prej 70,000 dollarësh, Burns duhej të priste 6 javë për një ofertë. Më mirë që nuk mbërriti kurrë sepse një sasi e jashtëzakonshme prej pak më shumë se 38,000 dollarë ishte shkruar mbi letrën e kthyer nga Audi.

Siç pritej, pronari vendosi të apelojë, dhe më pas mori një ofertë të korrigjuar që u rrit më tej në 31,250 dollarë me vërejtjen se riparimi do të vonohej për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit të pjesëve.

Pronari kërkoi përsëri sqarime, dhe më pas ata u përgjigjën se ishte një çmim riparimi që përfshinte një derë të pasme të djathtë, një panel çati, punë saldimi, madje edhe një kontroll tjetër.

Fati në aksident për Burns është se sigurimi do të mbulojë të gjitha shpenzimet e aksidentit, dhe ai do të duhet të paguajë vetëm rreth 500 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
A jeni të interesuar të bëheni pronar i veturave të EULEX-it? (Video)

A jeni të interesuar të bëheni pronar i veturave të EULEX-it? (Video)

Auto
Kalo në kategori