LAJMI I FUNDIT:

A jeni të interesuar të bëheni pronar i veturave të EULEX-it? (Video)

A jeni të interesuar të bëheni pronar i veturave të EULEX-it? (Video)

Janë drejtuar vetëm nga ndërkombëtarët, por 40 makina të viteve 2008 dhe 2009 të cilat EULEX-i ka vendosur t’i shes së shpejti, mund të kenë shoferë e pronarë kosovarë.

Çmimi për to do të sillet nga 4500 deri në 5000 euro, njofton Klan Kosova.

Ky ankand që u hap më 25 nëntor pret ofertuesit deri më 21 dhjetor. Përveç punëtorëve të EULEX-it, çdokush tjetër ka të drejtë ti blejë.


Por, se a po shiten veturat për shkak se largimi i misionit është afër, zyrtarët për medie në këtë institucion nuk japin përgjigje.

Në fakt, EULEX-i, që zyrtarisht përfundon mandat në qershor të vitit të ardhshëm, në shumë raste makinat e veta ua ka dhuruar institucioneve të Kosovës.

E, vlera e këtyre donacioneve, sipas zyrtarëve të misionit, arrin vlerën deri në tre milion euro, ku përfshihen rreth 459 automjete dhe 800 kompjuterë.

Por, kësaj radhe, jo që po shiten makinat, por edhe pjesët e tyre rezervë, e madje edhe pajisjet e fitnesit. /Klan Kosova/