LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Bjeshkët e Rugovës, dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme

Zjarri në Bjeshkët e Rugovës, dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme

Në mëngjesin e së enjtes është hapur një vatër e re e zjarrit tek Maja e Fakut në zonën e Rugovës.

Zjarrvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.


Kështu ka bërë të ditur drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

“Sipas njoftimeve nga DAPK Bjeshkët e Nemuna, gjatë natës së mbrëmshme pas reshjeve që kanë ndodhur në regjionin e Rugovës, ishin shuar të gjitha zjarret aktive dhe situata ishte nën kontroll. Në bazë të rrethanave dhe lokacionit ku është shfaqur zjarri dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Lidhur me rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që sipas informatave nga DAPK Sharri, në territorin e këtij parku, gjatë ditës së sotme nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit.

Zjarr në bjeshkët e Rugovës
Lexo po ashtu Zjarr në bjeshkët e Rugovës

Është bërë thirrje të gjitha grupeve që të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate qoftë duke ju bashkuar ekipeve për shuarjen e zjarreve, apo duke informuar institucionet relevante për ndonjë vatër të re të zjarrit në territorin e Parqeve Kombëtare.

Po ashtu është bërë thirrje tek të gjithë qytetarët dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët për kujdes të shtuar.

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë:

DAPK “Sharri” 045308164;

DAPK “Bjeshkët e Nemuna” 048 222 718;

Zjarrfikësit 193;

Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112;

Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori