LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria ka dështuar në procesin e vaksinimit masiv

Tahiri: Qeveria ka dështuar në procesin e vaksinimit masiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri  ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në procesin e vaksinimit të qytetarëve.

Tahiri e ka cilësuar menaxhimin e pandemisë në Kosovë si me të dobëtin në gjithë rajonin.


“Tek vaksinimi, Qeveria ka dështuar totalisht në vetëdijesimin, edukimin dhe planin operacional të vaksinimit në masë të qytetarëve” tha ai.

Sipas tij, Qeveria e ka nënvlerësuar situatën “duke u thirrur fillimisht në rezultatet në rënien e numrave të rasteve pozitive me COVID-19, që po shihet që nuk ishin si vijimësi e politikave të Qeverisë”.

“Tani kur situata është alarmante, e ftojmë qeverinë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe fuqizimit të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të gjitha Qendrat e Vaksinimit që të bëhet vaksinimi sa më i madh”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se procesi i vaksinimit është në dështim dhe menaxhimi i pandemisë është më i dobëti në gjithë rajonin. /Telegrafi/