LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet gazetari Bujar Vitija, reagon AGK

Kërcënohet gazetari Bujar Vitija, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë gazetarit Bujar Vitija.

“Gazetari i portalit “shneta.com”, Bujar Vitija e ka njoftuar AGK-në se është kërcënuar nga një person që supozohet se është babai i anesteziologut, Kemajl Gashi për të cilin portali ka raportuar se është dënuar nga Inspektorati Shëndetësor për shkak të lënies së vendit të punës në kohën e kujdestarisë në QKUK.

“Paske shkru diqka. Veten ski me njoft. Shum shpejt kemi mu taku”, i ka shkruar gazetarit Vitija, mes tjerash ky person. AGK-ja e vlerëson kërcënimin të rëndë dhe që rrezikon sigurinë e gazetarit”, thuhet në reagimin e AGK-së.


AGK-ja ka kërkuar nga Policia ta trajtojë me seriozitet këtë rast, pas paraqitjes nga ana e gazetarit./Telegrafi/