LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Armando Brojës, pas kalimit te Southamptoni

Fjalët e para të Armando Brojës, pas kalimit te Southamptoni

Armando Broja është deklaruar për kalimin e tij te Southamptoni në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi i Shqipërisë iu bashkuar The Saint nga The Blues, derisa në sezonin e kaluar ishte në huazim te Vittese, duke shënuar 11 gola.

Broja ka thënë se ai është shumë i lumtur që po i bashkohet Southamptonit, ndërsa ka dy lojtarët që i ndjekë si model.


“Jam një sulmues i gjatë, por gjithashtu jam mjaft i shpejtë. Më pëlqen të dribloj, më pëlqen ta mbaj topin dhe të luaj me shumë lojtarë të tjerë, të lidh lojën. Më pëlqen të shënoj shumë gola, kështu që këto janë atributet e mia kryesore, do të thoja”, kështu e fillon sulmuesi shqiptar prezantimin e tij.

“Unë kam dy lojtarë si model: Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo origjinal, ai brazilian. Ata ishin dy lojtarët e mi të preferuar”.

“Ronaldo ishte një sulmues – ai brazilian – dhe ai ishte i mahnitshëm. Unë e shikoj atë dhe kam parë shumë klipe të tij në YouTube, sepse isha mjaft i ri kur ai luante! Më pëlqejnë pjesët e lojës së tij dhe përpiqem të përdor disa nga lojërat e tij për të më ndihmuar”.

“Ronaldo (Cristiano), e dua mentalitetin e tij, e dua nivelin e tij të punës dhe e dua mënyrën se si ai performon në fushë, kështu që ata janë dy lojtarët e mi të preferuar”.

Broja është transferimi i tretë verore e Southampton nga Chelsea, duke ndjekur gjurmët e ish-shokëve të skuadrës Dynel Simeu dhe Tino Livramento, dhe mezi pret të fillojë aventurën te The Saints.

“Padyshim që e dija që ata erdhën këtu, gjë që ishte shumë e mirë për ta, dhe fola me Dynelin pak – jo aq shumë me Tinon, por me të kam raporte të mira”, ka thënë ai.

“Dynel është padyshim nga Southampton kështu që ai di më shumë për zonën dhe klubin. Fola me të pak dhe ai tha se është një klub shumë i mirë me njerëz të mirë dhe mjedise të këndshme, kështu që ishte një bisedë e mirë”.

“Për mua ka të bëjë me përpjekjen për të ndihmuar ekipin sa më shumë që të jetë e mundur, duke u përpjekur të luajë sa më shumë që të jetë e mundur, për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin me gola, asistime dhe përpjekje për të marrë pikë vendimtare”.

“Është për të ndihmuar ekipin, për të ndihmuar trajnerin, për të ndihmuar lojtarët; për të mësuar dhe zhvilluar, për t’u bërë më mirë, për të marrë më shumë përvojë”, ka përfunduar Broja.

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar rinovoi kontratën me Chelsean në këtë verë, deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori