LAJMI I FUNDIT:

Melinda në poza tërheqëse: Shiko, por mos prek

Melinda në poza tërheqëse: Shiko, por mos prek
(Foto: Instagram/melindaademi)

Melinda Ademi arrin të joshë vëmendjen e fansave dhe faqeve rozë sa here që shpërndan imazhe në profilet e saja në rrjetet sociale.

Autorja e shumë hiteve përcillet nga më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram, ku i publikon kryesisht fotografitë dhe videot tërheqëse.

Të tilla imazhe që vënë në plan të parë hiret e saja ka publikuar edhe në orët e fundit, ndërsa i ka përshkruar me fjalët: “Shiko, shiko, shiko, mos prek!”.


(Foto: Instagram/melindaademi)

Kujtojmë që ditë më parë u bë hit në rrjetet sociale një video e reagimit të këngëtares, në momentin kur një fans ishte përpjekur ta prekte nga prapa gjatë interpretimit të saj.

Fansi tenton ta prekë nga mbrapa në koncert, Melinda i reagon duke i kërkuar të mos e bëjë
Lexo po ashtu Fansi tenton ta prekë nga mbrapa në koncert, Melinda i reagon duke i kërkuar të mos e bëjë

Reperja është dëgjuar duke thënë: “Mos më prek”, ndërkohë që mbështetësit e saj e kanë kritikuar gjestin e fansit nga audienca. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/melindaademi)

(Foto: Instagram/melindaademi)