LAJMI I FUNDIT:

Kaos i madh në aeroportin e Parisit, mediat nga e gjithë bota në pritje të Lionel Messit

Kaos i madh në aeroportin e Parisit, mediat nga e gjithë bota në pritje të Lionel Messit

Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Paris Saint Germain mbetën skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin dhe vet Messi e pranoi se ka ofertë nga francezët.


Por argjentinasi tha se është kontaktuar nga shumë klube, derisa PSG vazhdon të mbetet favoriti kryesor.

Megjithatë mediat nga mbarë bota janë të bindura se Messi do të zbarkojë në Paris për të vazhduar karrierën te PSG.

Edhe pse ende nuk ka një datë ose ditë kur do të arrijë Messi në kryeqytetin francez, tashmë po ndodh një kaos i vërtetë para aeroportit të Parisit.

Mediat franceze kanë raportuar se para aeroportit janë stacionuar nga dita e djeshme qindra gazetar dhe fotoreporter që po presin daljen e Messit.

Edhe pse ende nuk dihet se kur do të zbarkojë Messi në Paris, gazetarët, fotoreporterët dhe tifozë të argjentinasit janë të vendosur të qëndrojnë aty deri sa të arrijë Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori