LAJMI I FUNDIT:

Një agjent i patundshmërive po ia tregonte shtëpinë një babai me të birin, por përfunduan në prangat e policisë – doli se fqinji i kishte ngatërruar me një hajn

Një agjent i patundshmërive po ia tregonte shtëpinë një babai me të birin, por përfunduan në prangat e policisë – doli se fqinji i kishte ngatërruar me një hajn

Një agjent i patundshmërive gjatë javës së kaluar ia kishte prezantuar një shtëpi në Michigan një burri me ngjyrë dhe djalit të tij 15-vjeç, kur panë policët me armë në dorë duke rrethuar shtëpinë.

“Sapo i pamë duke rrethuar shtëpinë, e dija se po bëheshin gati të ndërhyjnë. Instinkti më thoshte se duhet të dalim dhe t’ju tregojmë se nuk përbëjmë kurrfarë kërcënimi”, ka thënë për CNN, Roy Torn, blerës potencial, transmeton Telegrafi.


Në fund doli se fqinji i kishte telefonuar policisë duke thënë se një person që u arrestua një javë më parë në shtëpi – është rikthyer. Por fqinji kishte gabuar, pasi që agjenti i patundshmërive Eric Brown po ia tregonte shtëpinë Tornit dhe të birit të tij Samuel, pas një takimi të aranzhuar që e kishin pasur një ditë më parë.

Që të tre në fund janë liruar, por para kësaj policia i kishte urdhëruar të dalin nga shtëpia me duart e ngritura dhe i kishte prangosur.

“Kam qenë i brengosur, por më shumë jam brengosur për të birin që doja ta nxirja nga kjo situatë”, ka shtuar Torn, ndërkaq i pyetur nëse në baza racore janë profilizuar Brown është përgjigjur: “Në Ato momente kemi menduar për këtë”.

E policia e qytetit Wyoming ka njoftuar se kanë kryer një hetim të brendshëm, ku kanë konstatuar se “ngjyra e lëkurës nuk ka luajtur kurrfarë roli në kryerjen e detyrës së zyrtarëve të tyre policorë”.

Në video shihet se si policia rrethon shtëpinë dhe kërkon nga treshja të dalin jashtë me duart e ngritura larg. Madje policët dy prej të cilëve kishin nxjerrë revole nga brezi, u janë afruar për t’ua vendosur prangat.

Policët dëgjohen duke ua shpjeguar se si javën e kaluar është plaçkitur shtëpia, dhe se Brown i cili mundohet t’ua shpjegoj se është agjent i patundshmërive dhe se në portofol kishte leje për shtëpinë. E pa kaluar shumë minuta policët ua heqin prangat që të treve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori