LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Vaksinimi masiv nuk po ndodh, ministri Vitia të japë dorëheqje

Haxhiu: Vaksinimi masiv nuk po ndodh, ministri Vitia të japë dorëheqje

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, vazhdon të jetë i zëshëm në kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për mos menaxhim të duhur me pandeminë COVID-19, e veçmas me ritmin e ngadaltë të vaksinimit të qytetarëve. Haxhiu thotë se për shkak të dështim të programit të vaksinimit, ministri Vitia duhet të japë dorëheqje.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “situata me pandeminë COVID-19 po shkon drejt përkqësimit për shkak të dështimit të Qeverisë së Kosovës në procesin e vaksinimit”.

“Objektivi i Qeverisë së Kosovës për të vaksinuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit ishte gabim në planifikim prandaj edhe vlerësohet si proces i dështuar. Deri me sot kemi më pak se 10% të qytetarëve të vaksinuar me të dy dozat, dhe fatkeqësisht jemi vendi i fundit në Evropë në realizim të këtij procesi. Qeveria kishte premtuar 500.000 vaksinime në muaj, por këtë numër nuk arritur ta realizojë as për katër muaj e gjysmë”, ka shkruar Haxhiu, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se “nga fillimi i procesit të vaksinimit me 29.03.2021 e deri me sot në total janë bërë 478.084, apo mesatarisht janë bërë 3.622 vaksinime në ditë, që është shumë pak”.

“Ky dështim i Qeverisë se Kosovës do të jetë me pasoja të  mëdha për shëndetin e qytetarëve tanë dhe po rrezikon mbylljen e sërishme të  vendit me dëme të mëdha edhe për ekonominë në Kosovë”, thotë Haxhiu.

Sipas tij, vaksinimi masiv i premtuar nga Qeveria nuk po ndodh.

“Shikojeni se sa pak vaksinime janë bërë  për katër muaj e gjysmë: Në prill 2021 janë bërë 22.096 vaksinime, në maj 2021 janë  bërë 42,680 vaksinime,  në qershor 2021 janë bërë 11,4253 vaksinime, në korrik 2021 janë bërë 249,789 vaksinime”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të tregoj përse ka dështuar vaksinimi masiv, përse ka ngecje në proces të vaksinimit?”

“Duke qenë vendi i fundit në Evropë me proces të vaksinimit është për  t’u hapitur përse MSH ka ndërprerë vaksinimin gjatë disa vikendeve?!!”, thotë ai.

“Përse po vazhdohet me ritëm të ulët  të  numrit të vaksinuar në baza ditore kur thuhet se janë 290 ekipe të vaksinimit e të cilat do të  duhej të  realizonin mbi 20 mijë vaksinime në ditë, por kjo shifër  asnjëherë nuk është realizuar?”

Më tej Haxhiu ka pyetur se “përse Qeveria ka vendosur që  kontratën me Pfizer ta klasifikojë dokument SEKRET, përes nuk bëhet publike kur vijnë kontingjentet e tjerë të vaksinave Pfizer?”

“Për dështim të programit të vaksinimit, për dështim të vaksinimit masiv, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të jap llogari dhe të  dorëhiqet”.

“Nëse Arben Vitia për shkak të dështimit në realizim të vaksinimit masiv nuk jep dorëheqje, atëherë Albin Kurti duhet ta shkarkoj atë, përndryshe do të jetë bashkëpërgjegjës për këtë dështim”, ka shkruar ai.

Pa shtimit të numrit të rasteve me COVID-19, sot ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Derisa e quan alarmante gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe jashtë kontrollit të Qeverisë, LDK thotë se populizmi nuk e ndalë variantin e rrezikshëm Delta.

Në reagimin e LDK-së thuhet se “tani që për një ditë i kemi 352 raste të reja me COVID-19, kush merr përgjegjësinë? A është ndryshimi më shumë se përmirësim tani, apo perdja e një Qeverie populiste që merr merita për gjithçka ka rënë”.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 352 persona të infektuar me coronavirus, kurse një person ka humbur jetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti të vjetër në Kërpimeh të Podujevës

Gjenden mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti të vjetër në Kërpimeh të Podujevës

Kronika e Zezë
“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Kalo në kategori