LAJMI I FUNDIT:

Fundjava e katërt me protesta në Francë kundër pasaportës shëndetësore ndaj aktiviteteve ditore

Fundjava e katërt me protesta në Francë kundër pasaportës shëndetësore ndaj aktiviteteve ditore

Protestuesit francezë marshuan të shtunën në qytetet e gjithë vendit, në një fundjavë të katërt radhazi të demonstratave, duke denoncuar ato që ata i shohin si rregulla ‘shtypëse’, duke i detyruar ata të vaksinohen kundër vullnetit të tyre, si dhe të paraqesin një leje shëndetësore për aktivitetet ditore.

Sipas Reuters, përcjell Telegragi, ata u mblodhën nëpër rrugët e Parisit, Nisës, Montpellier dhe në qytetet e tjera.

Protestat kanë bashkuar një grup të ndryshëm kundër legjislacionit të presidentit Emmanuel Macron, që ka për qëllim të ndihmojë në frenimin e valës së katërt të infeksioneve të COVID-19 që përhapet në të gjithë Francën, dhe të ndihmojë në mbrojtjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.


Shkalla e vaksinimit u rrit pasi Macron zbuloi planet e tij për lejen shëndetësore muajin e kaluar. Dy të tretat e të gjithë francezëve tani kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 55 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Nga e hëna, njerëzit do të duhet të tregojnë një leje shëndetësore apo pasaportë, për të ngrënë në një restorant, për të hyrë në trajtime jo urgjente në një spital, ose për të udhëtuar me tren mes qyteteve. Ato tashmë gjithashtu kërkohen për të hyrë në pishina, muze dhe klube nate.

Punonjësit e shëndetësisë kanë kohë deri më 15 shtator për të kryer vaksinimet ose përballen me pezullimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Botë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Amerika
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Azia
Kalo në kategori