“Ende është e vështirë të kuptosh që nuk do të luash më për Barcelonën”, Koeman i jep lamtumirën Messit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është i fundit që i ka dhënë lamtumirën sulmuesit Lionel Messi, i cili është larguar tashmë nga Camp Nou pas gati 20 vitesh.
Barcelona tronditi botën të enjten mbrëma kur ata njoftuan se Messi po largohej nga klubi ku ai u bashkua si një adoleshent me fytyrë të imët.
Një marrëveshje ishte rënë dakord midis dy palëve, por rregulloret financiare të La Ligas nënkuptonin që klubi nuk mund të nënshkruante marrëveshjen ndërsa ende i përmbahej rregullave.
Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli në një konferencë shtypi të premten në mëngjes për të shpjeguar vendimin, duke pretenduar se ishte një për të cilin ishte penduar shumë.
Messi u tha se ishte i befasuar nga kthesa e ngjarjeve, dhe ende nuk ka folur zyrtarisht.
Në orët e fundit, Paris Saint-Germain është shfaqur si destinacioni më i mundshëm për argjentinasin dhe thuhet se tashmë ka marrëveshje personale.
Gazetari Fabrizio Romano zbuloi se Messi do të japë një konferencë shtypi të dielën nga Camp Nou, ku do të tregojë versionin e tij të historisë. Do të jetë një moment emocional për të dhe për miliona mbështetës të Barcelonës në të gjithë botën, shumë prej të cilëve nuk mund ta pranojnë vendimin.
Koeman, trajneri i Messit në sezonin e tij të fundit në Camp Nou, i dha lamtumirën atij në Twitter sot (e shtunë) pasdite.
“Ende është e vështirë të kuptosh që nuk do të luash më për Barcelonën. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për klubin tonë, Leo. Me të vërtetë më pëlqeu sezoni i plotë që punuam së bashku”.
“Më bën përshtypje etika juaj e punës dhe dëshira për të fituar; kjo të bën lojtarin më të mirë në botë. Tani për tani, ju uroj juve dhe familjes suaj më të mirat!”, ka shkruar holandezi. /Telegrafi/
It makes you the best player in the world. For now, I wish you and your family the best! 💙❤️ #ForçaBarça
— Ronald Koeman (@RonaldKoeman) August 7, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë