LAJMI I FUNDIT:

Dana White ka një qëndrim të diskutueshëm në lidhje me vaksinën për COVID-19, pasi NFL e bën të detyrueshme

Dana White ka një qëndrim të diskutueshëm në lidhje me vaksinën për COVID-19, pasi NFL e bën të detyrueshme

Presidenti i UFC, Dana White thotë se nuk do t’i detyrojë kurrë luftëtarët e tij që të marrin vaksinën COVID-19 në mes të qëndrimit të NFL përpara sezonit të ardhshëm.

NFL e ka bërë të detyrueshme që të gjithë lojtarët të marrin vaksinën nëse dëshirojnë të marrin pjesë në edicionin 2021/22.


Por, UFC nuk do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për luftëtarët e tyre pavarësisht protokolleve të New Yorkut.

Image: PA

Ata kanë përcaktuar një listë të mandateve në shtet që kërkojnë dëshmi të vaksinimit për ngjarje sportive.

Pra, shfaqja e propozuar e UFC në Madison Square Garden në nëntor mund të humbasë një luftë në mes të Michael Chandler e Justin Gaethje, me ish-kampionin ende të pa vaksinuar.

Sidoqoftë, White këmbëngul se ai nuk do të detyrojë askënd në listën e tij të marrë vaksinën në mënyrë që të konkurrojë brenda Tetëkëndëshit.

Të gjithë po pyesin se si ndodhi që McGregor e theu këmbën – videoja në xhirim të ngadalësuar e shfaq atë më së miri
Lexo po ashtu Të gjithë po pyesin se si ndodhi që McGregor e theu këmbën – videoja në xhirim të ngadalësuar e shfaq atë më së miri

Ai tha për TSN: “Unë kurrë nuk do t’i tregoja një qenie tjetër njerëzore se çfarë të bënte me trupin e tyre”.

“Nëse doni të vaksinoheni, kjo varet nga ju. Kjo është zgjedhja juaj. Ju kurrë nuk do të më dëgjoni të them se do t’i detyroj njerëzit të vaksinohen. Asnjëherë nuk do të ndodhë”.

Image: PA

“Unë mendoj se shumë njerëz po e bëjnë këtë, ata po ju thonë në New York [City] se nuk mund të hyni në një restorant apo palestër nëse nuk jeni të vaksinuar dhe mund ta provoni këtë dhe gjëra të tilla”.

“Disa njerëz pushohen nga puna nëse nuk vaksinohen. Kjo nuk do të ndodhë këtu [në UFC]. Nëse doni të vaksinoheni … vaksinoheni. Nëse jo, ky është vendimi juaj, trupi juaj”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori