Familjet e viktimave të sulmeve terroriste më 11 shtator 2001 mbi kullat binjake të New Yorkut, i thanë presidentit amerikan, Joseph Biden të mos marrë pjesë në ceremonitë që do të mbahen në kujtim të viktimave derisa të heqë shenjën e konfidencialitetit nga të dhënat për ato sulme.
Gati 1,800 njerëz nënshkruan një letër duke i kërkuar Biden të lëshojë dokumente që ata besojnë se tregojnë përfshirjen e Arabisë Saudite.
Sipas BBC, nënshkruesit e letrës besojnë se Biden, nëse refuzon ta bëjë këtë, nuk duhet të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen në kujtim të viktimave të sulmit muajin e ardhshëm.
Sulmet në të cilat u vranë gati 3,000 njerëz u kryen nga grupi terrorist al-Qaeda, dhe ato çuan në pushtimin amerikan të Afganistanit. Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit mbi të cilët u kryen sulmet ishin shtetas të Arabisë Saudite, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk mundemi, me mirëbesim dhe me respekt për ata që vdiqën dhe u plagosën, të mirëpresim presidentin në tokën tonë të shenjtë derisa ai të përmbushë premtimin”, thuhet në letrën nga anëtarët e familjes së viktimave.
Familjet e viktimave kanë deklaruar prej kohësh se zyrtarët sauditë kanë ditur për sulmin paraprakisht dhe nuk kanë bërë asgjë për ta ndaluar atë. Ata gjithashtu paditën qeverinë e Arabisë Saudite, e cila mohon përfshirjen e saj.
Ata pretendojnë se Ministria e Drejtësisë dhe FBI u përpoqën në mënyrë aktive të mbanin sekret informacionin në lidhje me sulmet dhe të parandalonin popullin amerikan të zbulonte të vërtetën e plotë në lidhje me sulmet e 11 Shtatorit.
Administratat e ish-presidentëve amerikanë George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump gjithashtu kanë refuzuar të deklasifikojnë dokumentet, duke cituar shqetësimet e sigurisë kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”
NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi