LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përgatit dy oferta të reja për Lukakun – njëra para plus lojtar, tjetra vetëm para të gatshme

Chelsea përgatit dy oferta të reja për Lukakun – njëra para plus lojtar, tjetra vetëm para të gatshme

Chelsea po përgatit dy propozime të ndryshme për Romelu Lukakun, njëra peshon 105 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit Davide Zappacosta, ndërsa tjetra 115 milionë euro, dhe mbetet për t’u parë nëse Interi do të pranojë.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, negociatat përparuan sot mes dy klubeve pasi një ofertë e mëparshme prej 100 milionë eurosh plus Marcos Alonso u refuzua.


Interi shpreson të marrë 130 milionë euro para të gatshme për sulmuesin, ndërsa Chelsea po bën presion për të përfshirë një lojtar në shkëmbim të pjesshëm.

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun
Lexo po ashtu Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

Me Alonson të nënvlerësuar, Zappacosta është përfshirë më shumë sesa kandidati tjetër Emerson Palmieri.

Eksperti i transferimit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, pretendon se fituesit e Ligës së Kampionëve po paraqesin dy oferta të ndryshme këtë mbrëmje.

E para është 105 milionë euro plus shërbimet e Zappacostas, të cilën Interi është i prirur ta refuzojë, dhe tjetra është në vlerë prej 115 milionë euro kesh.

Kjo ofertë është ende e ulët në krahasim me propozimin e pritur prej 130 milionë eurosh dhe me rritjen e presionit ndaj Presidentit Steven Zhang, është e mundur që ai ende mund ta refuzojë atë, duke kërkuar më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori