LAJMI I FUNDIT:

Chelsea sot pritet të rritë edhe më shumë ofertën për Lukakun

Chelsea sot pritet të rritë edhe më shumë ofertën për Lukakun

Romelu Lukaku duket gjithnjë e më afër transferimit te Chelsea.

Klubi londinez dëshiron rikthimin e belgut në Stamford Bridges, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me Interin.

Edhe dëshira e lojtarit është të vesh sërish fanellën blu të Chelseat pasi Lukaku ka pranuar lëvizjen në Stamford Bridges ku do të fitojë mbi 12 milionë euro në sezon.


Chelsea ka ofruar 100 milionë euro fillimisht për lojtarin, por që kjo ofertë është hedhur poshtë nga Interi.

Mediat angleze dhe ato italiane raportojnë se Chelsea do të ngrit sot ofertën në 120 milionë euro, plus do t’i ofrojë Interit një futbollist.

Besohet se përveç 120 milionë eurove, Chelsea do ta dërgojë te Interi edhe mbrojtësin e djathtë italian Davide Zapaccosta.

28-vjeçari edhe më parë kishte qenë pjesë e londinezëve, por asnjëherë nuk arriti të bëhet një lojtar i rëndësishëm në Stamford Bridges.

Lukaku iu bashkua Chelseat në vitin 2011, por kaloi si i huazuar te WBA e Everton, para se të shitej përfundimisht në vitin 2014.

28-vjeçari edhe më parë kishte qenë pjesë e londinezëve, por asnjëherë nuk arriti të bëhet një lojtar i rëndësishëm në Stamford Bridges.

Lukaku iu bashkua Chelseat në vitin 2011, por kaloi si i huazuar te WBA e Everton, para se të shitej përfundimisht në vitin 2014.  /Telegrafi/