LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Prokuroria Speciale do ta hetojë audio-incizimin e fundit

Lumezi: Prokuroria Speciale do ta hetojë audio-incizimin e fundit

Në “Debat Plus” është duke u diskutuar për një audio-incizim të publikuar në media, në të cilin  pretendohet se dëgjohet prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Shemsije Asllani, derisa tregon për ushtrimin e ndikimit të saj dhe zgjedhjen e personave në pozita të caktuara.

Ndër, të tjera në audio-incizim përmendet edhe emri i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Panelistët në debat kanë shprehur shqetësimin se a mund të ketë ndikim Lumezi në hetimet për këtë rast.


Lumezi ka ndërhyrë në emision, duke thënë se rasti do të trajtohet nga një ekip e prokurorëve neutralë.

“Një hetim për këtë rast ka filluar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Por unë sot kam kërkuar që lënda të transferohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Lënda do të shqyrtohet nga një ekip neutrale e prokurorëve, që janë profesional. Rasti do të hetohet në mënyrë të pavarur”, tha Lumezi, përcjell Telegrafi.

“Nëse dikush ka pranuar ndonjë dhuratë në mënyrë të jashtëligjshme, qoftë Kryeprokurori apo gjyqtari më i thjeshtë do të hetohet. Mirëpo që të ketë vepër penale duhet të ketë pranuar dhuratë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë duhet të ketë pranuar dhuratë apo përfitime tjera”.

Lumezi thotë se nuk mund të ketë ndikim pa pranuar dhurata apo benificione tjera.

“Nëse ushtrohet ndikim pa pranuar dhuratë kemi të bëjmë me sjellje të pahijshme apo shkelje të etikës por që edhe në këtë rast mund të iniciohet procedurë”, tha Lumezi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori