LAJMI I FUNDIT:

75 studentë nga Kosova do të vazhdojnë studimet në Hungari

75 studentë nga Kosova do të vazhdojnë studimet në Hungari

75 studentë nga Kosova në të gjitha nivelet do të kenë mundësinë për të vazhduar studimet në Hungari. Tash e pesë vjet, të rinjtë nga Kosova po kanë mundësinë që të fitojnë bursa të plota përmes qeverisë hungareze.

Atyre po u kërkohet që të jenë ambasadorë të kulturës në Hungari dhe që të kthehen në Kosovë për të dhënë kontributet e tyre.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar suksese studentëve të cilët do të kenë mundësinë të studiojnë në Hungari, duke shtuar se kjo është mundësi e mirë për të rinjtë.


“Sivjet numri i studentëve që shfrytëzojnë këtë mundësi është rritur. Sivjet do të vazhdojnë studimet 75 studentë në nivelet bachelor, master dhe doktoratë. Ndërsa numri i të rinjve dhe i të rejave tona që edhe gjatë viteve të kaluara kanë kryer studimet në Hungari dhe atyre që do t’i vazhdojnë në vitet e ardhshme besoj që është mjaftueshëm i madh, por mundësi shumë e mirë që përveç përvojës dhe eksperiencave të reja që ju do të mësoni, të njëjtat përvoja ju t’i ktheni këtu në Kosovë duke kontribuar për vendin tuaj”, ka thënë Nagavci.

Më tej, Nagavci kërkoi nga të rinjtë që të jenë ambasadorë të kulturës dhe të kthehen në Kosovë për të dhënë kontributin e tyre.

“Të jeni ambasadorë të kulturës, të përvojës të gjithë eksperiencave që do të keni në Hungari. Ndërsa unë edhe të gjithë ne në Kosovë presim që të jepni kontributin tuaj edhe gjithë ato njohuri dhe shkathtësi që do t’i mësoni në universitetet t’i ktheni në kontribut për Kosovën, për vendin tuaj, për familjet tuaja… Në një thirrje që kemi hapur si ministri për bursa, kanë qenë më shumë se 550 vajza e djem që kanë fituar të drejtën e shkollimit në vende të ndryshme të botës”, ka thënë ajo.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, i cili ka treguar për numrin e studentëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Hungari.

“38 mijë të huaj janë duke ndjekur mësimet në Hungari, më shumë se dhjetë mijë studentë të huaj janë duke ndjekur mësimet në Hungari me bursa të Hungarisë Nga Kosova, 282 studentë kanë nisur të mësojnë në pesë vjetët e fundit. Në vitin e kaluar, në tetor, ne kemi ndryshuar marrëveshjen për bursa, dhe limiti është ngritur nga 50 në 75 studentë. Çdo vit 75 studentë të ri mund të fillojnë të ndjekin mësimet në Hungari… Mendoj se të gjithë studentët që ndjekin mësimet në Hungari, do të jenë ambasadorë të edukimit në Kosovë dhe botë”, ka thënë ambasadori hungarez.

Ndërsa Lorik Pustina, i cili një muaj më parë ka përfunduar doktoratën në Hungari ka ndarë para studentëve përvojat e tij në këtë vend dhe për sistemin arsimor.

“Jeni një grup e njerëzve që duhet të ndiheni të privilegjuar me këtë mundësi që i është dhënë nga qeveria hungareze dhe që njëkohësisht që është një ambasadë hungareze këtu që ka qenë me neve në krah tonin prej fillit deri në fund. Edukimin që do ta merrni atje, është ndryshe prej asaj që e paramendonim sepse është një prej sistemeve më të vjetra të arsimit në Evropë”, ka thënë ai.

Deri më tani mbi 280 studentë nga Kosova kanë mbaruar studimet ose janë në proces në universitetet hungareze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori