LAJMI I FUNDIT:

Tifozët paralajmërojnë me një pankartë Interin rreth shitjes së Lukakut

Tifozët paralajmërojnë me një pankartë Interin rreth shitjes së Lukakut

Me raportimet se Romelu Lukaku është vendosur për një transferim prej 130 milionë eurosh te Chelsea, tifozët e Interit u dërguan një mesazh pronarëve të klubit.

Ishte e ditur se Suning po kalonte vështirësi financiare dhe kishte nevojë për më shumë shitje pas transferimit të Achraf Hakimi në Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, ata ishin zotuar se nuk do të bënin asnjë transferim të madh, kështu që humbja e golashënuesit të tyre më të mirë nga dy sezonet e fundit dhe ndoshta lojtari më përfaqësues gjatë garës me Scudetto konsiderohet krejtësisht e papranueshme.


Chelsea pritet t’i largojë 11 lojtarë për të financuar transferimin e Lukakut
Lexo po ashtu Chelsea pritet t’i largojë 11 lojtarë për të financuar transferimin e Lukakut

Ultrasit e Interi që përfaqësojnë Curva Nord vendosën një banderolë të madhe jashtë selisë së klubit në Milano këtë pasdite.

“Klub, ki kujdes …”, shkruhej aty. “Premtimet duhet të mbahen”.

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun
Lexo po ashtu Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

Ekzistojnë gjithashtu dyshime të mëdha mbi të ardhmen e Lautaro Martinez, i cili nuk pranon të nënshkruajë një kontratë të re.

Tensioni ishte tashmë i lartë pasi trajneri Antonio Conte e përfundoi kontratën e tij me pëlqimin e ndërsjellë vetëm disa ditë pasi fitoi titullin e parë të klubit në Serie A që nga viti 2010. /Telegrafi/