LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Lëshohet në përdorim aplikacioni “CommonPass” për udhëtim jashtë vendit për personat e vaksinuar

Maqedoni: Lëshohet në përdorim aplikacioni “CommonPass” për udhëtim jashtë vendit për personat e vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se është lëshuar në përdorim aplikacioni për certifikatë “CommonPass” për udhëtim jashtë vendit.

“CommonPass” është certifikatë e unifikuar digjitale, nëpërmjet të cilit konfirmohet statusi vaksinues për çdo qytetar. Me këtë certifikatë për momentin mund të udhëtohet në SHBA dhe Kanadë, ku përdoret më së shpeshti.


Përveç udhëtimit dhe dëshmisë për vaksinim, me certifikatën “CommonPass” qytetarët mund të lëvizin dhe funksionojnë në kushte kur ka kufizime të caktuara dhe ndalesa për të pavaksinuarit.

Për ta marrë këtë certifikatë duhet:

– të paraqiteni në web-faqen vakcinacija.mk
– në profilin personal mund të gjeni certifikatën kombëtare të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me QR kodin për pranimin e vaksinës
– sistemi ju jep mundësi të jepni numrin valid të pasaportës
– pasi të jepini numrin e pasaportës, automatikisht krijohet “CommonPass”
– për të krijuar “CommonPass” digjital, duhet ta shkarkoni aplikacionin “CommonPas” nga Google Play Store ose App Store
– pas shkarkimit të aplikacionit, i njëjti do t’u kërkojë ta jepni kodin aktivizues:CPNMKD
– më pas aplikacioni do t’u kërkojë ta skanoni kodin QR nga certifikata “CommonPas” të cilin tashmë e keni në kompjuterin tuaj. Nëse keni vështirësi ta skanoni nga ekrani, të njëjtën mund ta bëni edhe nga letra.

Nga MSH thonë se qytetarët e vaksinuar, përveç certifikatës kombëtare me QR kodin, tani në SHBA dhe Kanada mund të udhëtojnë edhe me “CommonPass”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori