Barcelona mund të njoftoj rinovimin e kontratës së Messit shumë më herët nga sa pritej
Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi mund të jetë më afër nënshkrimit të një kontrate të re me Barcelonën sesa pritej fillimisht.
Ylli argjentinas mbetet një lojtar i lirë pasi zyrtarisht mbeti pa kontratë te Barcelona në fund të qershorit apo më saktë nga 1 korriku.
Siç qëndrojnë gjërat, Barca mbetet e paaftë për të regjistruar një marrëveshje të re me La Ligan për shkak se është dukshëm mbi kufirin e tyre të pagave.
Por, duket se ka një shpresë të re që Blaugranat të paktën të arrijnë një marrëveshje të re me Messin.
Sipas gazetës Mundo Deportivo nëpërmjet Forbes, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është duke punuar në detajet përfundimtare të një marrëveshje me Messin dhe shpreson të njoftoj nesër (e enjte) një kontratë të nënshkruar.
💰🔵🔴 Dicha cantidad supone oxígeno para el club azulgrana y le permitirá inscribir a Messi y al resto de fichajes
✍ @martinezferranhttps://t.co/QXpu1xvb79
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 4, 2021
Laporta thuhet se është e prirur të njoftojë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, megjithëse është e paqartë nëse kontrata do të regjistrohet në La Liga duke pasur parasysh situatën aktuale të Barçës.
Vlen të përmendet se katër përforcimet e reja të Barcelonës kanë nënshkruar edhe kontrata, por ende nuk janë të regjistruar në La Liga për të njëjtën arsye.
Duke thënë këtë, Messi thuhet se është në rrugën e duhur për të nënshkruar një kontratë të reduktuar e cila do të jetë më miqësore me faturën e pagës së Barcelonës, dhe kjo duhet t’i bëjë gjërat pak më të lehta për klubin nga Camp Nou.
Messi do të duhet të regjistrohet para 15 gushtit për të luajtur në ndeshjen hapëse të Barcelonës në La Liga, ndërsa 1 shtatori do të jetë mundësia e fundit për t’u regjistruar para janarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha
"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?