LAJMI I FUNDIT:

Kur 100 metra ta ndryshojnë jetën – Jacobs pritet të fitojë miliona euro pas triumfit në Tokio

Kur 100 metra ta ndryshojnë jetën – Jacobs pritet të fitojë miliona euro pas triumfit në Tokio

Më pak se 10 sekonda, saktësisht 9 sekonda e 80 të qindtat, që të ndryshojnë përgjithmonë jetën. Madje më tepër, pasi siç përsëritin ekspertët e marketingut sportiv “një ar olimpik ndryshon jetën e një atleti, por ai në 100 metra ndryshon të tijën dhe të tre brezave pas tij”.

Diçka të tillë do ta zbulojë shpejt Lamont Jacobs, që pasi fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për Italinë, projektohet në një dimension krejt tjetër, aq sa në Shtetet e Bashkuara bëjnë llogarinë e efekteve të menjëhershme që do të ketë suksesi i tij në aspektin financiar.


Ditë me shumë befasi në Lojërat Olimpike, Jacobs i Italisë fiton medaljen e artë në 100 metra
Lexo po ashtu Ditë me shumë befasi në Lojërat Olimpike, Jacobs i Italisë fiton medaljen e artë në 100 metra

Jacobs nuk do të bëhet i pasur nga shpërblimi prej 180 mijë eurosh bruto që i jep Komiteti Olimpik Italian, një shumë që taksohet me 42%, por prej gjithë benefiteve që do ta rrethojnë. Një faqe e specializuar amerikane, për shembull, ka përllogaritur se fitorja në garën e 100 metrave do t’i japë Jacobs në një kohë të shkurtër plot 5 milionë dollarë.

Veç të tjerash, atleti është një personazh bashkëkohor që menjëherë mund të ketë një impakt të fortë në fusha si moda apo nutricionizmi dhe brenda pak kohësh nga 144 mijë ndjekës arrin plot 1 milionë të tillë në faqen e tij në Instagram. Të paktën 124 milionë njerëz e kanë parë të triumfonte në Tokio, çka vlerëson menjëherë atë që mund të konsiderohet brandi, apo thënë më shqip marka e tij.

Pasuesi i Usain Bolt pritej nga Amerika ose Xhamajka, por Jacobs i Italisë i befasoi të gjithë në këto Lojëra Olimpike
Lexo po ashtu Pasuesi i Usain Bolt pritej nga Amerika ose Xhamajka, por Jacobs i Italisë i befasoi të gjithë në këto Lojëra Olimpike

Menjëherë do të rritet kërkesa për të për të marrë pjesë në takime të rëndësishme, një detaj për të cilin, për shembull, Bolt merte 300 mijë dollarë për çdo pjesëmarrje dhe vetëm nga sponsori kryesor. Nga ai teknik personal, që në rastin e tij është Nike, mund të fitojë 3 milionë e gjysmë euro në vit.

Përveç të tjerash, Jacobs, mund të jetë protagonist i spoteve publicitare edhe ndërkombëtare. Sigurisht që nuk do të arrijë 34 milionë eurot në vit, që, sipas Forbes, fitonte Bolt deri në ditën e tërheqjes, por sigurisht që jeta e tij ka ndryshuar përgjithmonë, dhe madje mund të sigurojë edhe të ardhmen e nipave dhe mbesave. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori