LAJMI I FUNDIT:

Opozita i reagon Aliut: Duhet të kesh një zor të madh mos me pas guximin të qëndrosh në seancë

Opozita i reagon Aliut: Duhet të kesh një zor të madh mos me pas guximin të qëndrosh në seancë

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kritikuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për mungesë guximi pas largimit të tij nga salla plenare, pas deklaratave të tij për keqqeverisje nga qeveritë e kaluara.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ministri Aliu duhet me pas një zor të madh me fol dhe mos me qëndru në seancë.

“Njeri duhet me qenë në një zor të madh me fol dhe mos me pas guximin të qëndrosh në seancë. Me i bërë nja 28 kontrata njëburimore pa procedurë të prokurimit qysh i ka bërë Liburn Aliu, mos qofsha në lëkurë të tij. Pasi çdo ditë pret me të ardh Policia dhe Prokuroria te dera”, tha ai.


Siç njofton Kp, kritike u shfaq edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Kjo nuk është morale dhe etike, nuk ka asnjë justifikim sepse tha po merrna pak me zjarrin. Ndërsa, dje të nderuar deputetë ai ishte jashtëzakonisht kundërthënës dhe konfuz. Për tenderin e tiketave ngjitëse arsyeja pse e kemi (pezulluar) tha se kemi pasur dy raporte të auditorit të brendshëm. Një ministër i cili e jep një tender të tillë korruptues që krejt Kosova pa i raporte te diti që është korruptues dhe ai e ka nënshkruar. Ai se dha asnjë përgjigje se pse tenderin e ka nënshkruar zëvendësi i tij në kohën kur ka qenë prezentë”, tha ajo.

Ndryshe, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka kritikuar partitë opozitare se po dëshirojnë të mbrojnë “keqqeverisjen” e kaluar duke e akuzuar atë.

Në reagimin e tij, ministri tha se sulmet e opozitës karshi tij janë sepse po prek në kontrata dhe shkelje që kanë ndodhur në të kaluarën.

Në seancën plenare, Aliu foli edhe për punësimin e motrës së tij në Komisionin për Odën e Farmacistëve dhe punën e tij si drejtor në kryeqytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori