Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi të martën Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Telekomi i Kosovës, për vitin 2020, ku u tha se si rezultat i borxheve gjendja e Telekomit është e rëndë.
Në këtë mbledhje ku raportoi ushtruesja e detyrës së kryeshefit të Telekomit, Burbuqe Hana, deputetët parashtruan pyetje të shumta teksa thanë se Telekomi jep shërbime më të dobëta sesa operatorët e tjerë.
Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami, pyeti rreth borxhit të Telekomit në ARKEP dhe për rrjetin e dobët të internetit.
Ajo tha se ka vërejtur ngecje në auditimet e brendshme.
Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana, tha se komisioni i auditimit ka pasur t’i bëjë 8 auditime porse i ka bërë vetëm 5.
Ajo bëri të ditur se kanë 10.2 milionë euro borxhe ndaj ARKEP-it.
“Është interes yni me e pas kodin shtetëror… Tash ka filluar edhe gjobitja prej 5 mijë euro që nuk kemi mundur ta implementojmë këtë kod. Ne gjithmonë jemi duke alarmuar që nuk guxojmë të rrimë brenda kësaj status-quoe. Duhet Telekomi me qenë korrekt me kodin. Teknikisht ka mundësi ta realizojmë por pare nuk kemi”, tha ajo.
Deputeti Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje pyeti nëse Qeveria e Kosovës dhe menaxhmenti i Telekomit kanë bërë diçka për të implementuar kodin shtetëror.
“Për dallim prej kolegëve unë e kam ditur që kodi ende nuk është implementuar për shkak të investimeve. Asnjëherë qeveria nuk e ka parë të arsyeshme të investojë 3.2 milionë për kodin tonë e më të arsyeshme e ka parë që çdo vit të paguajë 1.9 milionë euro ndaj Monacilo Telekomit”, tha ai.
Lidhur me këtë Hana tha se menaxhmenti deri tash i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani pyeti nëse ka punëtorë te Telekomit që janë paguar e të cilët as nuk ndodhen në Kosovë.
Ndërsa pyeti edhe për çështjen e antenave, për çka tha se ka pasur raste kur zyrtari ka bërë marrëveshje me fëmijën e tij 12 vjeç.
Një gjë të tillë nuk e mohoi ushtruesja e detyrës së Telekomit, për çka tha se nuk do ta lënë në heshtje.
Ajo dha sqarime edhe sa i përket atyre punëtorëve që kanë marrë paga e që nuk kanë qenë në punë.
“Ka pasur një listë VIP, që disa njerëzve iu është lejuar që të mos nënshkruhen. Më kanë njoftuar se ka qenë një listë e tillë dhe se disa persona kanë deklaruar se janë lejuar nga ish-kryeshefi që të mos nënshkruhen në punë. U është bërë e ditur se kjo listë më nuk ekziston”, tha ajo.
Kurse deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se është i shqetësuar me shërbimet që ofron Telekomi, pasi sipas tij, shërbimet duhet të jenë më të avancuara. Derisa pyeti nëse Telekomi ka një vizion se si të dalë nga borxhet.
Zyrtari kryesor Financiar dhe i Thesarit, Feim Kelmendi, tha se kanë ulur shpenzimet në Telekom. Ai shtoi se aktualisht nuk ka asnjë kontratë aktive të marketingut në Telekom./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker