Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për momentin kur ia kishte zgjatur dorën ish-presidentit Hashim Thaçi sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se menjëherë pas këtij veprimi kishte pasur një status kritikues i Albulena Haxhiut, tani ministre e Drejtësisë.
“Vjen Edi Rama me Hashim Thaçin në lojën e basketbollit të Prishtinës. Vijnë, unë çohem e përshëndeti Edi Ramën, unë ia jap dorën, ma jep dorën Hashim Thaçi, unë ia jepi dorën, mandej Albulena Haxhiu shkruan status”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka treguar edhe për reagimin në VV, pas këtij veprimi, duke thënë se ai nuk mundet t’i bëj disa gjëra, që sipas tij, mund t’i bëj Albin Kurti.
“Kur kthena në Lëvizje, t’u m’kqyrë krejt kështu qysh ia dhe dorën? Ia jap dorën se s’di ndryshe. Nuk muj me bo atë punë. Albini mundet. Ka mujtë edhe me kqyrë shtremtë, edhe mos me folë, edhe me ta kthy shpinën. Nuk muj, s’jam qasi njeri”, ka theksuar Ahmeti.
“Kjo s’do të thotë që pajtohem me Hashim Thaçin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se edhe Kurtit i kishte dërguar një mesazh, kur ai ishte shtrirë në spital, por nuk kishte marrë përgjigje.
“Kur ka qenë Albini në spital, unë i kam çu mesazh. S’ma ka kthy. Mua s’mundet me ma humbë njerzillëkun”, ka thënë Ahmeti në T7.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona