Kriptovalutat ose ndryshe paratë digjitale tashmë janë pjesë e tregut botëror dhe çdo ditë e më shumë po zëvendësojnë paratë fizike. Si në shtetet tjera, po ashtu edhe në Kosovë gjithashtu është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve rreth këtyre valutave. Këtë e tregon edhe sondazhi i realizuar së fundmi nga PYPER.
Vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me kriptovaluta del të jetë i lartë. Pjesa dërrmuese e të anketuarve (85%) kanë dëgjuar për kriptovalutat e prej këtij grupi 86% e tyre kanë sadopak njohuri se çka janë kriptovalutat dhe se si funksionojnë.
Informatat kryesore rreth kriptovalutave, të anketuarit i kanë marrë prej artikujve në internet (66%), prej personave që merren me kriptovaluta (59%) dhe prej videove informuese në internet (39%).
Përkundër kësaj vetëdijshmërie të lartë, vetëm 22% e të anketuarve kanë investuar në kriptovaluta. E prej këtij grupi, rezultati i investimit të tyre ka qenë i ndryshëm. Siç tregojnë të dhënat, 34% kanë fituar para, 15% kanë humbur para, dhe 29% edhe kanë fituar edhe kanë humbur para. 3 kriptovalutat në të cilat kanë investuar pjesa më e madhe e të anketuarve janë Bitcoin, Dogecoin dhe Shiba.
Po ashtu, të pyetur se a janë pro apo kundër që pagesa me kriptovaluta të filloj në tregun e Kosovës, 41% e e të anketuarve janë shprehur pro kurse 33% kundër.
Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë 2,781 persona anembanë Kosovës.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City