Nëse keni parë ndonjëherë patate që po mbijnë në shtëpinë tuaj, me siguri keni menduar dy herë për t’i ngrënë.
Por siç e dimë të gjithë, vetëm sepse ushqimi duket i çuditshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht që diçka nuk është në rregull me të. Pra, cila është e vërteta mbi patatet e mbira? Dhe më e rëndësishmja, a janë akoma të sigurta për t’u ngrënë? Ja përgjigja e shkurtër: Varet.
Sipas Best Food Facts, ekspertët thonë se shkaku i mbirjes në patate ka të bëjë me hormonet në bimë. Me kalimin e kohës, përqendrimi i këtyre hormoneve zvogëlohet, gjë që i lejon këto patate të mbijnë. Ndërsa kjo mund të tingëllojë e çuditshme, mbirja është në fakt një pjesë e domosdoshme e natyrës; pa të, patatet në fermë ose në kopsht nuk do të ishin në gjendje të riprodhonin ndonjë bimë të re.
Por a është mirë që ju ta hani në këtë fazë të jetës? David Douches, tha për Best Food Facts se patatet e mbirura janë të sigurta për t’u ngrënë, por vetë filizat duhet të hiqen dhe hidhen sepse nuk janë të ngrënshëm. Vlen gjithashtu të kihet parasysh se jo të gjitha patatet në këtë fazë janë krijuar të barabarta.
Dr Douches sqaroi: “Nëse patatja është ende në gjendje të mirë dhe është e fortë, është mirë të përgatitet si zakonisht dhe ajo ende ka shumicën e ushqyesve të saj. Por nëse filizat janë të gjatë dhe patatja është tkurrur dhe rrudhur, atëherë është mirë që ta hidhni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'