Karriera e ARTË e Majlinda Kelmendit: Nga viti 2009, deri te pensionimi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Majlinda Kelmendi konfirmoi pak ditë më parë se gara në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishte e fundit në karrierën e saj të shquar në xhudo, duke u pensionuar në moshën 30-vjeçare.
Xhudistja nga Peja i dha fund një karriere të bujshme si atletja më e madhe shqiptare deri më tani.
Kelmendi, e cila e kishte paralajmëruar pensionimin pas Tokios 2020 në fund të vitit të kaluar përmes trajnerit të vet Driton Kuka, duke thënë se do t’i bashkohet atij në ekipin e trajnerëve për t’i ndihmuar të prodhojë më shumë talente në xhudo.
Ajo pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Tokio, në atë që ishte turneu i saj i fundit në karrierë.
“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
Majlinda do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, femër apo mashkull, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.
Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).
Kelmendi i ka fituar 29 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.
Pejania do t’i bashkohet klubit të xhudos Ippon në vendlindje për të punuar përkrah njeriut që i ndihmoi t’i arrijë majat e xhudos botërore dhe ta ngrejë flamurin e Kosovës aty nuk askush nuk mundi ta bëjë që prej pavarësimit të shtetit më 2008.
Një kronologji për karrierën e saj
Rreth 300 luftëra të zhvilluara. Gati po aq fitore. Dhjetëra gara e turne të fituar, shumë ngjitje në podium, shumë emocione. Nuk munguan as lotët e zhgënjimet. Majlinda Kelmendi ka një karrierë të gjatë e shumë të pasur prapa vetes. Tashmë llogaritet xhudistja më e mirë në botë, me dy tituj të botës të fituar.
Titulli i botës për të rinj
Majlinda nisi si fëmijë të merret me xhudo. Palestra e klubit “Ippon” në Pejë nuk ishte larg prej shtëpisë së saj dhe si shumë fëmijë të tjerë të lagjes filloi të paraqitet në stërvitje te trajneri Driton Kuka.
Ajo thoshte në të kaluarën se nuk kishte talent për xhudo, për të mësuar një lëvizje i duhej kohë dukshëm më e gjatë se fëmijëve të tjerë. Por, kishte durimin dhe dëshirën për sukses.
Disa vite më vonë u paraqit në gara ndërkombëtare jo të nivelit shumë të lartë e me kalimin e kohës nisi të merrte edhe medalje. Fitoi disa turne në vende të ndryshme, por që bëhet fjalë për një xhudiste me të ardhme, e dëshmoi në vitin 2009. Në shtator të vitit 2009 doli kampione e Evropës për grupmoshën e të rinjve (U-20) e menjëherë në muajin tjetër edhe kampione e botës për këtë kategori, në nivelin deri 52 kilogramë.
E para në Evropë doli duke përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa e para në botë duke pasur në shpinë, pos mbiemrit të saj, edhe inicialet e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).
Dështimi në Lojëra Olimpike
Pas triumfit në Botërorin e të rinjve, Kelmendi pati një përgjegjësi më të madhe. Duhet ta përfaqësonte si duhet Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë arriti pa shumë probleme të siguronte pjesëmarrjen për Lojërat Olimpike të 2010-ës, u lobua gjithashtu nga Federata e Kosovës në Xhudo. Kërkesë e tillë u refuzua dhe Kelmendi vendosi të përfaqësojë Shqipërinë. Garën e nisi mjaft mirë, duke fituar ndaj finlandezes Jana Sundberg.
Më pas erdhi thyerja e madhe. Në luftën e dytë që e kishte me Kristiane Legentil të Mauritius, llogaritej favorite absolute. Ishte duke udhëhequr bindshëm, por një moment pakujdesie i kushtoi shtrenjtë.
Legentil siguroi fitoren me Ippon, duke i dhënë fund ëndrrës së Kelmendit dhe të gjithë shqiptarëve për medalje të fituar prej saj. Eliminimin e hershëm Kelmendi e përjetoi rëndë. U mbyll për disa javë, por, premtoi se do të kthehej më e fortë.
Thyerja e barrierës
Ditët e para pas Lojërave Olimpike ishin shumë të vështira për Kelmendin. Ajo mori disa javë pushim dhe i kishte ndodhur që të fyhej edhe në plazh, gjatë pushimit dhe të qante shpesh. Por, ishte e vendosur që të kthehej fuqishëm.
Sukseset vinin një pas një, ndërsa barriera më e madhe në karrierën e saj u thye në prill të vitit 2013. Ajo fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Budapest. Në shpinë mbante inicialet IJF, pasi Unioni Evropian i Xhudos (EJU), i udhëhequr nga një rus në atë kohë, nuk e njihte Kosovën me të drejta të plota.
Titulli i parë i botës
Suksesi i madh i saj erdhi në gusht në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Ndonëse shkoi në heshtje, pa bujë të madhe, arriti sukses historik, duke u shpallur kampione e botës. Kosova më në fund kishte një kampione të botës. Në Rio, Kelmendi garoi me flamur të Kosovës, ndërsa siguroi që himni i Kosovës të intonohet në një skenë të madhe të sportit ndërkombëtar, me flamurin që valonte mbi të tjerët që garuan në atë kategori.
Titulli i dytë i botës
Pa zhurmë, Kelmendi udhëtoi edhe në Minsk të Rusisë, aty ku u mbajt kampionati botëror. Shkroi edhe një herë emrin e saj në historinë e sportit të Kosovës dhe të xhudos botërore. Me fitore bindëse njëra pas tjetrës, ia doli që sërish të shpallet kampione e botës në kategorinë deri 52 kilogramë. Kelmendi në Rusi mbante në shpinë inicialet IJF, pasi ky ishte kushtëzimi që Rusia ia bëri Federatës Ndërkombëtare. Por, të gjithë e dinin tashmë se ajo është kampionia nga Kosova.
“Majlinda ka ende për t’i dhënë xhudos. Ajo ende nuk ka arritur kulmin. Priten suksese të reja prej saj, më të mëdha”, kishte thënë Driton Kuka, trajneri i vetëm që “prodhon” kampionë në Kosovë.
Medalja Olimpike
Kulmi natyrisht mbetet medalja e artë olimpike në “Rio 2016”. Ajo ka dy tituj të botës dhe një medalje të bronztë botërore. Ka edhe katër të arta evropiane dhe një vend të tretë në Evropë. Njëra prej këtyre të artave është fituar në Lojërat Evropiane të vitit 2019.
Në ngjarjet e tjera të xhudos, sportistja e kategorisë deri 52 kilogramë ka dhjetëra medalje, shumicën të arta.
Vetë Kuka ndihet krenar për sukseset e Majlindës, karrierën e deritashme të saj. Ai ka ndërtuar një ekip të tërë rreth Majlindës. Edhe xhudistët e tjerë kanë fituar medalje nga kampionatet evropiane e botërore.
Pensionimi
Xhudistja nga Peja u pensionua në moshën 30-vjeçare, por suksesi i saj dhe përvoja e madh, natyrisht se do të shërbej për klubin e xhudos në Pejë, por edhe një ndihmesë e madhe për Dritonin, që të vazhdojnë të korrik suksese edhe më tej në arenën evropiane e atë botërore.
Përmbledhje e sukseseve të Majlinda Kelmendit, që nga fillet e karrierës së saj, deri në ditën kur njoftoi për pensionim:
SPORTISTE E VITIT NË KOSOVË: 2016, 2017, 2019
KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE 2018
Statusi: Sportiste e merituar, 100 pikë
KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE 2019
Statusi: Sportiste e merituar, 100 pikë
ÇMIME SPECIALE
– Xhudistja më e mirë në botë 2016 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos
– ÇMIMI Breakthrough 2016 nga ANOC
– Më 24 dhjetor 2014, u dekorua me Medaljen Presidenciale nga Presidentja Atifete Jahjaga
PJESËMARRJE NË LOJËRAT OLIMPIKE
LONDRA 2012: Përfaqësoi Shqipërinë, fitoi një luftë dhe u ndalë në të dytën
RIO 2016: Fitoi medaljen e artë
MEDALJE TË ARTA
Lojërat Olimpike: RIO 2016
Kampionate Botërore: RIO 2013, Chelyabinsk 2014
Kampionate Evropiane: Montpellier 2014, Kazan 2016, Warsaw 2017
Lojërat Evropiane: Minsk 2019
Grand Slam: Paris 2014, Paris 2015, Paris 2016 dhe Paris 2017, Abu Dhabi 2014, Abu Dhabi 2019, Dusseldorf 2019
Grand Prix: Tunis 2010, Abu Dhabi 2011, Abu Dhabi 2012, Dusseldorf 2013, Samsun 2013, Samsun 2014, Budapest 2014, Budapest 2016, Tashkent 2018, Tel Aviv 2019
IJF World Masters: Tyumen 2013, Qingdao 2019
Kupa të Botës: Rome 2011, Minsk 2011, Istanbul 2012
Kupa të Evropës: Sarajevo Open 2008, Sarajevo 2010, Prague 2012, Bratislava 2015, Lisbon 2015 (European Open)
Kampionati Evropian U-23: Prague 2012
MEDALJE TË ARGJENDTA
Grand Slam: Paris 2013
Grand Prix: Dusseldorf 2011, Abu Dhabi 2018
Kupa të Botës: Sofia 2010, Sofia 2011, Roma 2012
MEDALJE TË BRONZTA
Kampionati Botëror: Tokio 2019
Kampionati Evropian: Budapest 2013
Masters: Doha 2021
Grand Slam: Abu Dhabi 2015, Tel Aviv 2021.
Grand Prix: Amsterdam 2011
Kupa e Botës: Pragë 2009, Talin 2010, Lisbonë 2011
Kupa Evropiane: Luzern 2008 (48 kg), Celje 2008 (48 kg)
Juniore
Medalja e artë: Kampionati Botëror – Paris 2009
Medalja e artë: Jerevan 2009, Samokov 2010
Medalja e artë: Kupa Evropiane: Leibnitz 2010
Medalja e artë: Kupa Evropiane: Berlin 2010
Medalja e artë: Turneu Top Junior – Leibnitz 2009
Medalja e argjendtë: Turneu Top Junior – Leibnitz 2009
Medalja e argjendtë: Turneu Top-Junior – Paks 2009”
Medalja e argjendtë: Turneu Top Junior – Prague 2009
Medalja e bronztë: Turneu “German Open Berlin 2008” (48 kg)
Kadete
Medalja e artë: Turneu Zagreb 2017 (48 kg)
Turne ndërkombëtar
Medalja e artë: Geneva 2012 (senior)
Medalja e artë: Sarajeva Open 2006 (48 kg – kadet)
Medalja e argjendtë: Turneu i Bosforit Istanbul 2007 (48 kg – kadet)
Medalja e bronztë: Sarajevo Open 2007 (48 kg – kadet) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje