LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Asnjë amendament i deputetëve të opozitës nuk pranohet në rishikimin e Buxhetit

Hamza: Asnjë amendament i deputetëve të opozitës nuk pranohet në rishikimin e Buxhetit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se asnjë amendament i deputetëve të opozitës nuk është pranuar në rishikimin e Buxhetit për vitin 2021.

Sipas nënsekretarit të Kuvendit, Projektligji ka një diskrepancë me atë që parashihet në Programin Qeveritar.

“Çfarë e karakterizon këtë Projektligj është se ka një diskrepancë në Programin Qeveritar dhe Buxhetit. Premtimet që janë të shkruara nuk janë të reflektuara në Buxhet. Nuk do të ketë rritje të pagave, nuk do të ketë rritje të pensioneve dhe nuk do të ketë rifillim të fondeve të prezantuara në Program. Kemi një mosreflektim të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Asnjë amendament të deputetëve të opozitës nuk pranohet”, tha Hamza në seancën ku po diskutohet për rishikimin e Buxhetit, përcjell Telegrafi.


Rishikimi i Buxhetit 2021, Muja: Projektet që kanë qenë për efekt elektoral janë anuluar
Lexo po ashtu Rishikimi i Buxhetit 2021, Muja: Projektet që kanë qenë për efekt elektoral janë anuluar

Ditë më parë, me shumicë votash Kuvendi kishte miratuar në lexim të parë rishikimin e Buxhetit.

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/