LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 26-vjeçari që u iku policëve me makinë, sekuestrohet mbi 1 kilogram kokainë në Tiranë

Arrestohet 26-vjeçari që u iku policëve me makinë, sekuestrohet mbi 1 kilogram kokainë në Tiranë

Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar personin i cili një ditë më parë u iku efektivëve të policisë me makinën e tij tip Mercedes, duke mos iu përgjigjur thirrjes së tyre për të dalë nga mjeti.

26-vjeçari me inicialet G. C. është një nga pesë personat e arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kishin krijuar një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia sekuestroi edhe 1 kilogram e 128 gramë kokainë, 3 makina dhe 7 celularë.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në zonën e Xhamllikut”, tha Policia në një njoftim.


Të arrestuarit janë G. K., 47-vjeç, T. Ç., 34-vjeç, A. G., 28-vjeç dhe E. P., 32-vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E(E).P(S)., 33-vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

“Ata konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën ‘Kujtim Laro’, në biznesin e shtetasit G. K., ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësve të policisë’, i shtetasit G. C., 26-vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë”, tha Policia.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve G. K., T. Ç., A. G. dhe E. P., dhe për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit G. C. /A2News/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori