Tirana duket një metropol krejt i zakontë për banorët që rutina e përditshme i gjen tek rendin përgjatë rrugicave të saj, por një kryeqytet grishës me një të shkuar joshëse në sytë e turistëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë atë.
Një guidë turistike përmes Tiranës nis në vendtakimin më të famshëm, tek monumenti i Skënderbeut, ai i cili në sytë e turistëve shërben si qendra e referimit për Shqipërinë dhe historinë e popullit tonë e nga aty, ku Tirana është e rrethuar me pika të shumta turistike.
Një grup turistësh, kryesisht belgë, polakë dhe italianë marrin rrugën drejt Muzeut Historik Kombëtar. I ndërtuar në dekadën e fundit të regjimit komunist, ai është një ndër atraksionet më të vizituara në Tiranë i ndjekur nga Bunk’Art 2, një muzeum i ri që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme.
Nëse dikur ai shërbente si një bunker anti-atomik i qeverisë, sot është provë e ditëve të ethshme ku çdo gjë në brendësi të tij të flet pa zë për diktaturën që zgjati për gjysmë shekulli.
“Është interesante se si një vend i tillë është mbajtur aq i fshehtë nga njerëzit. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që historinë e Shqipërisë do e mësoja në një mënyrë të tillë, në këtë muze që është kaq ndryshe nga çdo vend i botës. Shqipëria ka një të kaluar të vështirë gjë që ndihet sapo futesh në brendësi të këtij muzeu, por është kaq e bukur të shohësh se si një popull i vogël, me një të kaluar kaq të madhe historike, ka gjetur rrugën gradualisht drejt dritës dhe sot është një vend shumë i bukur turistik, me njerëz të thjeshtë që kanë zemër të madhe”, tha një turiste belge, e cila ka dy ditë që ka ardhur në Shqipëri.
Guida, i dërgon mandej turistët përmes pedonales në Kalanë e Tiranës, ajo, e cila, sipas një turisti ngjan me një qytet brenda një kryeqyteti.
“Kjo është një kala fantastike. Ka gjallëri, kafene, shumë ngjyra dhe mbi të gjitha ajo që më pëlqen është një gërshetim i modernes me tradicionalen. Janë disa dyqane këtu ku mund të gjesh produkte artizanale, gjë që më ka tërhequr vëmendjen. Nuk e dija se Shqipëria ishte një ndër vendet që shquhej për produktet artizanale por tek kam parë disa prej tyre, kam kuptuar delikatesën dhe detajet me të cilat punojnë shqiptarët. Është shumë impresionuese”, rrëfen ai më tej.
Duke ndjekur udhën me kalldrëm nga Kalaja e Toptanëve, guida i udhëheq turistët drej “Urës së Tabakëve”, ndërtuar në shekullin e XVIII-të, ende po aq stoike, një dëshmi e gjallë e arkitekturës së veçantë.
Turistët nisin procesin e shkrepjes së fotografive, interesohen pastaj fill për çdo detaj rreth saj dhe gati në të ikur, kthehen përsëdyti të shkrepin ndonjë tjetër foto, nga ndonjë tjetër kënd.
Ergys Xhika, guida e këtij grupi, i drejton më tej drejt Pazarit të Ri, aty ku që në hyrje të bien në sy fasadat unike, me stil arkitekturor italian por me motive tërësisht shqiptare.
“Tiranën e kam vizituar para disa vitesh. Të jem i sinqertë, nuk ishte aq e bukur dhe me ngjyra. Të jepte një ndjesi gri dhe dukej si një gërmadhë që kishte mbetur nga komunizmi. Por sot, gjithçka është shumë ndryshe. Nuk e mendova që tranzicioni fizionomik do e pushtonte aq shpejt këtë kryeqytet. Pazari dikur ishte një rrëmujë ndërsa këtë herë e gjeta shumë të organizuar, me shumë ngjyra, ka ndërtesa të bukura, kafene interesante dhe mbi të gjitha duket se ka ushqime shumë të mira dhe të freskëta. Tirana është e pastër dhe e rregullt por ajo që më pëlqen më shumë është pikërisht fakti se është një kryeqytet ku mund të gjesh ushqim nga të gjitha trevat shqiptare. Gastronomia në Shqipëri është e mrekullueshme. Më duket sikur këtij vendi i është rikthyer autenciteti por këtë herë, rivendosur akoma dhe më bukur”, tha një tjetër turist italian nga po i njëjti grup.
Që kuzhina shqiptare është kthyer në një “atraksion” të radhës për turistët e huaj, e pranon dhe Ergysi duke pohuar se ndër gjithë turistët që ka pasur në këto tre vite, të gjithë kanë mbetur të impresionuar.
Këmba-këmbës ata ndjekin njëri-tjetrin drejt Piramidës së Tiranës, një simbol i komunizmit në Tiranë që u ka rezistuar shumë tentativave të qeverive për ta shkatërruar.
“Unë i kuptoj dhe përpjekjet që janë bërë për ta shkatërruar atë pasi duke qenë se është simbol i një kohe të errët për shumë njerëz, prania e saj u ndërmend kujtime të trishta. Por, megjithatë e pranoj që ka një stil arkitekturor shumë të veçantë dhe sidomos për kohën kur është ndërtuar, është moderne. Për turistët si unë që vijnë dhe duan të mësojë më shumë për Shqipërinë këto objekte të mbetura janë shumë të rëndësishme. Ata të lënë shumë të kuptosh për Tiranën dhe ndryshimin e saj ndër vite. Mendoj që do të ua sugjeroj vizitën në Shqipëri të gjithë miqve të mi. Ia vlen ta vizitosh”, u shpreh një turiste 27-vjeçare nga Polonia, e cila ndër të tjera shtoi se ishte gazetare dhe se pas kthimit në vendin e saj do të shkruante për Shqipërinë.
Udhëzimi që zgjat rreth dy orë përgjatë Tiranës finalizohet drejt ish-Bllokut, aty ku në periudhën e paraluftës ishin përqendruar disa nga vilat më të bukura, ndër të cilat dhe ajo e Enver Hoxhës që e ktheu këtë lagje në rezidencë të vetën dhe të anëtarëve të tjerë të udhëheqjes komuniste.
Kjo lagje për turistët dëshmon ndryshimin ndër vite për të cilin Tirana shquhet, për ta, aty pranë vihen dy kohë krejt paralele, dikur e ndaluar, sot më e gjallë se kurrë tek gëlon nga kafenetë, lokalet luksoze dhe temat e Instagramit.
Nënvizimin për Tiranën tashmë e bëjnë të huajt që në ndryshim nga qytetarët që jetojnë në të, nuk e shohin si një kryeqytet të zakonshëm.
Tirana, nën fokusin e aparatit fotografik të tyre është një kryeqytet me një të shkuar joshëse, ku çdo objekt evokon kujtimet e së kaluarës, e ku çdo dritëhije nuk është kurrë ajo e njëjta si një ditë më parë. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite