Nga: Xhelal Llonçari
Ngjyrat dhe perceptimi i tyre janë përgjegjëse për një numër stimujsh – të vetëdijshëm dhe nënvetëdijshëm – në marrëdhënien tonë psiko-hapësinore.
Funksioni i ngjyrës në arkitekturë mund të përcaktohet si përforcim ose aftësi për të nënvizuar kuptimin e mjediseve, por edhe përmirësim artistik i efektit të krijuar nga kthinat.
Historikisht, polikromia ka qenë e pranishme në arkitekturë në trajtë vizatimesh, freskash, të shkrimeve dhe dekorimeve të ndryshme gjeometrike – varësisht prej besimeve dhe kulturave të popujve që i kanë ndërtuar ato objekte. Ngjyrat në arkitekturë, përpos karakterit dekorativ, kanë pasë edhe karakter simbolik. Ato edhe sot përdoren me mjaft guxim prej arkitektëve bashkëkohorë, duke lëvizur brenda parantezave të dialogut ngjyrë-arkitekturë. Me to ata ose i theksojnë vëllimet; i bëjnë të identifikueshme. Me ngjyra mund të kamuflojnë, të “ndërtojnë” forma, të krijojnë hapësira duke shkuar përtej dekorimit të thjeshtë të objekteve.
Ky dialog është shumë i gjerë, por do të ndalem te një sekuencë e qytetit tonë në të cilin para ca kohësh u ngjyrosën fasadat e qendrës së Prishtinës. Ngjyrat dhe harmonia e tyre ishte korrekte. Në shumicën e rasteve i bëjnë më të lexueshme fasadat e objekteve. Mirëpo, aspekti simbolik mbeti i vobektë dhe la shumë për të dëshiruar – veçanërisht në fushën e narracionit historik dhe të trashëgimisë kulturore.
Ngjyrat mungojnë së tepërmi në qytetin tonë, ose më mirë të themi janë neutrale. Dominon e përhimta. E, fjalën këtu e kam këtu për shtrojën e qytetit në trotuar (ose siç dëshirojmë ne që piacetat dhe bulevardin t’i quajmë sheshe). Aplikimi i ngjyrave këtu do të ishte pa asnjë implikim financiar dhe do të ishte mundësi e mirë që në këtë penel artistët të shprehin talentin jo të paktë për dizajnimin e shtrojave.
Këto sipërfaqe – pa i përjashtuar këtu edhe ndërtimet, qofshin me ngjyra ose pa to – më shumë reflektojnë si “dëme” anësore të veprimeve abuzive me tenderë nga ana e pushtetarëve. Këtë ndjesi e forcon edhe më tepër moskujdesi permanent për mobilet urbane, siç janë shportat e mbeturinave, bankat për pushim, vendosja dosido e shenjave të trafikut dhe mosfunksionalizimi i orëve publike, mungesa e tabelave informuese për autobusët urbanë, për t`iu vënë kapaku me tentime të ndjekjes së hapit me vendet e zhvilluara duke vendos mobile në aktualitet me kohën.
Gjate pandemisë u vendos maska informative për numrin e të infektuarve nga koronavirusi. Përpos numrave ato duhej që me ngjyra ta ilustronin gjendjen. E kuqja kaq e kaq; portokalli kaq e kaq dhe e gjelbra nivel i kënaqshëm. prej ditës që u vendos e deri te ditët qe kishim infektim njëshifror, ajo mbeti e kuqe. As që i interesonte dikujt ajo tabelë e aq me pak atyre që e vendosën. Një natë, derisa me habi e fotografoja, një i dehur m’u afrua dhe më pyeti se çka po bëja. I tregova që e kuqja tregon mbi 150 të infektuar brenda ditës dhe se kjo nuk ishte e saktë. I dehuri qeshi dhe e pohoi të kundërtën. “Po, po, çka po më shikon, është e saktë. Ai numër tregon numrin e pushtetarëve të infektuar me virusin e korrupsionit në njëqind të punësuar”. “Lëre”, i thash unë, “se s`behet 150 të ‘infektuar’ në njëqind të punësuar”. “Bëhet, bëhet kur e merr parasysh që ka pushtetar që mban dy ose më shumë vende pune”. Gogësiu dhe me një nënqeshje krenarie shkoi tutje.
Pasi e bëra fotografinë vazhdova nëpër bulevard dhe vërejta se, para Teatrit Kombëtar, në fontanë punonte vetëm drita e kuqe. E lakova kokën anash në shenjë të miratimit të mendimit të supozuar të bashkëbiseduesit tim, rreth maskës informative. Mbase ishte dehur për ta përballuar më me humor realitetin e ndërtuar në kokën e tij e që, kur e mendoj, nuk është aspak larg mendimit të shumicës tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje