LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pritet të arrij sot në Torino

Ronaldo pritet të arrij sot në Torino

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pritet të kthehet në Torino sot dhe të fillojë para-sezonin e tij të hënën.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2022 dhe edhe nëse ai ka qenë i lidhur me një largim nga Torino në verë, Biankonerët nuk kanë marrë ndonjë ofertë, kështu që ish-anëtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit pritet të luaj në Allianz Stadium edhe për një sezon më shumë.

“Ronaldo do të kthehet në stërvitje të hënën dhe ai do të qëndrojë me ne”, ka thënë nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved pas fitores 3-1 të Bianconerëve ndaj Cesenas të shtunën.


Ronaldo u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2018 dhe që prej asaj kohe ka shënuar 101 gola në 133 paraqitje.

Fituesi i pesë herë i Topit të Artë është lidhur me një lëvizje te PSG në një marrëveshje shkëmbimi me Mauro Icardin, por vetëm nëse Kylian Mbappe bashkohet me Real Madridin këtë verë.

Sidoqoftë, Juventusi këmbëngul se Ronaldo do të kthehet në Torino për të qëndruar, kështu që ai pritet të aterojë në aeroportin Caselle të Torinos sot dhe të fillojë para-sezonin e tij në Continassa të hënën. /Telegrafi/