LAJMI I FUNDIT:

Mediat spanjolle e krahasojnë me Agueron, Koeman i kërkon Laportas mbajtjen e Manajt

Mediat spanjolle e krahasojnë me Agueron, Koeman i kërkon Laportas mbajtjen e Manajt

Karriera e Rey Manajt ka marrë një trajektore komplet tjetër nga ajo çfarë pritej.

Het-triku në miqësoren kundër Gimnastica disa ditë më parë, dhe goli kundër Gironës ditën e djeshme, ka futur në mendime drejtuesit e Barcelonës për të ardhmen e sulmuesit të Shqipërisë.


Katalanasit kishin menduar ta shisnin për të fituar një shumë të mirë parash, por performanca e mirë e Manajt ka bërë që drejtuesit të ndërrojnë mendje.

Nuk ndalet Rey Manaj, sërish shënon te Barcelona
Lexo po ashtu Nuk ndalet Rey Manaj, sërish shënon te Barcelona

Me Antonine Griezmann, Philippe Coutinhon dhe Martin Braithëaite drejt largimit, në skuadër do të mbetej vetëm Sergio Aguero si sulmues qendre.

Duke parë dëmtimet e shpeshta që pësoi argjentinasi sezonin e kaluar, Barcelona nuk kërkon që të privohet nga mungesa e një sulmuesi të dytë.

Sipas mediave spanjolle, duke parë performancën në rritje të Manajt, Ronald Koeman i ka kërkuar presidentit Joan Laporta të mos e shesë sulmuesin shqiptar, por të mbahet si element i rëndësishëm në skuadër.

Rey Manaj shpërthen me he-trik në sytë e Ronald Koeman e Joan Laportas – shënon het-trik në ndeshjen e parë me Barcelonën A
Lexo po ashtu Rey Manaj shpërthen me he-trik në sytë e Ronald Koeman e Joan Laportas – shënon het-trik në ndeshjen e parë me Barcelonën A

Madje, mediat spanjolle shkojnë dhe më tej duke e krahasur Manaj me shokun e skuadrës Agueron, pasi pozicioni dhe lëvizshmëria në sulm është pothuajse identike.

Lëndimi i djeshëm mund të favorizojë edhe më shumë 24-vjeçarin pasi asnjë skuadër nuk do të blinte një futbollist të dëmtuar, dhe Manaj mund të provonte sërish shanset e tij tek skuadra e parë e Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori