Avokati Taulant Hodaj dy shtete të treta, që kanë ofruar garanci për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga paraburgimi mund të jenë Shqipëria e Turqia.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes një parashtrese drejtuar gjykatësit paraprak, ka bërë të ditur se dy shtete të treta kanë garantuar për lirimin e përkohshëm të tij në territoret e tyre, duke kërkuar lirimin e tij në një nga këto shtete.
Sipas kësaj shkrese, më 5 maj 2021, mbrojtja mori garancinë me shkrim të Qeverisë për lirimin e përkohshëm të Thaçit në territorin e saj, ndërsa thuhet se garanci tjetër me shkrim nga një Qeveri që nuk emërtohet u mor më 14 qershor 2021.
Mirëpo, sipas avokatit, Taulant Hodaj gjasat për lirim me kusht nga paraburgimi janë të vogla. Ndërkaq, ai dha detaje për dy vendet e treta që kanë garantuar për lirimin me kusht të Thaçit.
Hodaj tha se gjasat më të mëdha për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë janë pas përfundimit të procedurës paraprake, pra pasi të përfundoj hetimi dhe të nis gjykimi.
“Tani për tani, mendoj se është vështirë të bindet gjykata që t’i lirojë sepse, kemi para angazhim tepër të madh të gjykatës e prokurorisë për t’i arrestuar ata e po ashtu praktikat e mëhershme. Marrë parasysh këto fakte në një të ardhme më të afërt nuk pritet, por kur të fillojë gjykimi i plotë mund të bëhet”, theksoi Hodaj.
Hodaj duke folur në lidhje me parashtresat e paraqitura nga mbrojtja e Thaçit, u shpreh se ka fakte interesante që mbrojtja i ka përdorur për të treguar seriozitetin e shteteve garantuese.
Sipas tij, dy shtetet që mund të kenë garantuar për lirimin e Thaçit, janë Shqipëria dhe Turqia.
“Në këto parashtresa gjinden dy fakte interesante, të dyja janë shtete anëtare të NATO-s, ndërkaq për njërin nga shtetet thotë se është shtet kontribuues në Gjykatën Speciale, që nënkuptohet se janë këto pesë vende, se përveç BE-së, shtete kontribuuese në Gjykatën Speciale janë: Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe SHBA-ja, ku njëri nga to ka dhënë garancë për lirimin e z.Thaçi, ndërkaq vendi tjetër, që mund të jetë e që besoj fuqishëm është Shqipëria”, deklaroi Hodaj në RTV Dukagjini.
Hodaj u shpreh se detajet shtesë kanë qenë arsyetimi i mbrojtjes, që është munduar ta bind gjyqtarin për seriozitetin e shteteve.
“Kanë thënë se shtetet janë anëtare të NATO-s për të treguar seriozitetin e tyre, për t’i bindur ata që është garancion serioz”, u shpreh Hodaj.
Hodaj tha se “Nuk ka ndonjë normë të drejtpërdrejtë që flet për një garancion nga një shtet i tretë për lirim me kusht nga masa e paraburgimit, por kjo nënkuptohet nëse i lexon të gjitha rregullat e procedurës dhe provave”.
“Nëse shihen praktikat ndërkombëtare, në këtë drejtim e ka bazuar edhe kërkesën për lirim me kusht, por duke u thirrur në atë që rregullorja nuk e ndalon një procedurë të tillë. Është në diskrecion të gjyqtarit që të bindet nëse do ta lejoj këtë”, theksoi avokati.
Sa i përket reagimit për kundërshtim të lirimit me kusht nga ana e prokurorisë, Hodaj tha se është normale, pasi si edhe mbrojtja që do të garantoj për të akuzuarit, edhe prokuroria e bën punën e saj duke u munduar t’i mbajë ata në paraburgim. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite