LAJMI I FUNDIT:

LDK zyrtarizon edhe 10 kandidatë për kryetarë të komunave, ndër ta një femër

LDK zyrtarizon edhe 10 kandidatë për kryetarë të komunave, ndër ta një femër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar emrat edhe të 10 kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.

Përmes një komunikate për medie, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë.

Ndër kandidatët e zyrtarizuar, është edhe Hyrie Dobrunaj, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit


Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se “Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi”.

LDK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë të komunave, prej tyre tre emra të rinj
Lexo po ashtu LDK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë të komunave, prej tyre tre emra të rinj

Ndryshe, LDK-ja në fillim të qershorit kishte zyrtarizuar edhe tetë kandidat për kryetarë të komunave.

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;

Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori