Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 74 vota për kanë miratuar në parim Projektligjin për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Qëllimi i këtij Projektligji u tha se është zgjatja e afatit për shitjen e banesave dhe blerja e tyre me kushte të njëjta, siç janë procedurat në ligjin bazik. Ndërkohë, u përkrah edhe nga partitë opozitare.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë qytetarët.
“Qëllimi i këtij Projektligji është që të gjithë personave që nuk kanë mundur të blejnë, apo iu është pamundësuar blerja e banesës, që në mënyrë ligjore kanë fituar të drejtën banesore, t’iu mundësohet blerja e banesës në kushte të njëjta, siç janë procedurat në ligjin bazik”, tha ai.
Ndërsa, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli – Dalipi tha se përmes këtij synohet zgjatja e afatit për aplikim për shitje dhe blerje të banesave edhe për tri vite.
“Përmes këtij Projektligji synohet të bëhet vazhdimi i afatit për aplikim sipas Ligjit, për të cilat eksiton e drejta banesore edhe për tri vite. Ky vazhdim i mundëson u mundëson palëve të interesuara të aplikojnë në institucionet përkatëse për të ushtruar drejtën banesore sipas ligjit të fjalë”, u shpreh ajo.
Përkrahje miratimit të këtij Projektligji i dha edhe Abelard Tahiri nga PDK.
“Grupi Parlamentar i PDK-së e përkrah një iniciativë të tillë. Kjo iniciativë besoj që është vonuar dhe është dashur vite më herët të procedohet në Kuvend. Një iniciativë e tillë është e rëndësishme, e domosdoshme. Shpresojmë që edhe koha mes dy leximeve të kalojë sa më shpejtë”, u shpreh ai.
Ani pse tha se ky Projektligj është për të vendosur rend, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kërkoi që të largohet kriteri për afat kohor.
“Ky ligj është vendosur për të vënë rregull dhe mundësuar të gjithë atyre që kanë poseduar të drejtën e banimit, qoftë edhe me ndërmarrjet e ndryshme shoqërore. Ligjet duhet të jenë përmbajtjesore për me zgjidh problem dhe avancuar çështjet ligjore dhe jo komplotuar. Nuk mendoj që keni bërë zgjidhje në përcaktimin e afatit, kjo prapë të rikthen në pozicionin ku jemi aktualisht dhe mund të jemi të detyruar të vendosim norma tjetra ligjore, për shkak të kompleksit që ka shitja apo blerja në të drejtën banesore në Kosovë”, tha ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova