LAJMI I FUNDIT:

Absolutisht e mahnitshme! Një në njëqind gra nuk ndien dhimbje gjatë lindjes për shkak të një gjeni të rrallë

Absolutisht e mahnitshme! Një në njëqind gra nuk ndien dhimbje gjatë lindjes për shkak të një gjeni të rrallë

Çdo grua që ka një fëmijë e di se sa e dhimbshme është lindja, por, sipas ekspertëve, kjo mund të mos jetë rasti i çdo gruaje

Ekspertët pretendojnë se disa gra nuk ndiejnë aspak dhimbje, për shkak të një gjeni të rrallë, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve, një në njëqind gra ka një variant të gjenit KCNG4, i cili shoqërohet me pragun e dhimbjes.


Prania e këtij gjeni do të thotë që disa gra kanë një epidurale natyrale në to dhe se nuk do të ndiejnë aq dhimbje gjatë lindjes.

Shkencëtarët besojnë se varianti gjenetik zvogëlon aftësinë e qelizave nervore për të dërguar sinjale në tru dhe se puna e tyre mund të përshpejtojë zhvillimin e qetësuesve të rinj.

Dr. John St John Smith nga Universiteti Cambridge thotë se varianti gjenetik që ata gjetën te gratë që ndiejnë më pak dhimbje gjatë lindjes çon në “dëmtim” në formimin e ndërprerësve në qelizat nervore.

Një ekip shkencëtarësh studiuan një grup grash në një spital materniteti, të cilat lindën natyrshëm, pa ndërlikime dhe pa anestezi epidurale. Më pas, ata studiuan një grup grash që lindën nën anestezi. Ata zbuluan se gratë që lindnin pa ilaçe kundër dhimbjes treguan tolerancë më të madhe ndaj nxehtësisë, të ftohtit, presionit dhe dhimbjes.

Analiza gjenetike zbuloi më pas se ato kanë një përqindje më të lartë të gjenit KCNG4, i cili ndihmon në prodhimin e proteinave që kontrollojnë sinjalin e dhimbjes përgjatë qelizave tona nervore.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Muaji i pestë i shtatzënisë: Çfarë ndryshimesh ju presin dhe mos u habitni nga këto simptoma

Muaji i pestë i shtatzënisë: Çfarë ndryshimesh ju presin dhe mos u habitni nga këto simptoma

Shtatzëna
Vetëm për më të guximshmet: Joga lakuriq është një hit i vërtetë në botë

Vetëm për më të guximshmet: Joga lakuriq është një hit i vërtetë në botë

Kalo në kategori