LAJMI I FUNDIT:

Kush i fiton zgjedhjet lokale? Analistët japin opinionet e tyre

Kush i fiton zgjedhjet lokale? Analistët japin opinionet e tyre

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më shumë komuna.

Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pozicionin e subjekteve politike në zgjedhje.


Astrit Gashi thotë se gara në këto zgjedhje do të jetë e ashpër dhe sipas tij gara më shumë do të ngjasojë me zgjedhjet e fundit lokale se me ato parlamentare.

“Nga matjet e opinionit publik shihet se qytetarët kanë tjera prioritete lokale në dallim me ato nacionale. Një pjesë e madhe e komunave të Kosovës kanë pasur zhvillim në aspektin lokal. Në bazë të asaj që e di LVV ka përparësi në Prishtinë. Po ashtu e di që LDK do të mbajë shumicën e komunave që aktualisht ka. Po ashtu edhe AAK ka gjasa të mira t’i mbajë shumicën e komunave që ka. A mund të fitojë LVV komuna pa balotazh? Po mund të fitojë dy komuna. Prishtinën dhe Prizrenin. Në Ferizaj e shoh në përparësi kandidatin e PDK-së Agim Aliun”, ka deklaruar Gashi.

Xhevdet Pozhari thotë se askush më me duar në gjepa nuk mund të fitojë asnjë palë zgjedhje.

“Kemi një pjekuri të votuesve. Ka kaluara koha kur Rugova fitonte zgjedhjet me çfarëdo kandidati. Po ashtu ka kaluar koha kur Thaçi premtonte më shumë investime në komuna se që kishte buxhet…Për Abdixhikun do të ishte sukses nëse ai fiton pesë komuna”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vehbi Kajtazi thotë se gara do të jetë shumë specifike në komuna të ndryshme.

“Në Mitrovicë është problem nëse LVV e rikandidon Agim Bahtirin. Çfarë mund të ofrojë Agim Bahtiri për Mitrovicën…Po të ish unë qytetarë i Ferizajt do ta kishte të vështirë të mos e votoja Agim Aliun. Prishtina është jetike për LDK-në. Në Prizren pos LVV-së në garë është edhe PDK-ja. Uroj që të mos rikandidohet Haskuka. Për LVV-në do të ishte shumë pozitive nëse kandidon Hajrullah Çekun. Unë jam nga Istogu dhe do të jetë një garë interesante. Bekë Berisha do të jetë në lojë, por në fund Ilir Ferati nga LDK do të jetë ai që nuk do të mundet nga të tjerët edhe për shkak të lidhjeve që ka me Istogun”.

Imer Mushkolaj thotë se do të jetë garë interesante në shumicën e komunave.

“Për mua në Skenderaj do të jetë garë interesante mes Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut. Nëse Jasharin e mbështetë LVV-ja do të jetë garë shumë interesante. Kujtojmë herën e fundit Jashari ka pasur mbështetjen e  PDK-së…Unë e shoh shumë të vështirë që LDK-ja të fitojë Prishtinën duke u bazuar në rezultatet e 14 shkurtit por edhe mënyrën se si është prezantuar kandidati Përparim Rama. Në Prizren LVV gabon nëse rikandidon Haskukën. Presë garë të fortë LVV-PDK. Në Ferizaj duket se Aliu ka bërë punë të mirë por nuk e dimë se kë do ta kandidojë LVV. Në Gjakovë nëse bisedon me njerëz ata janë të kënaqur me qeverisjen e zotit Gjini. Por nëse garon zonja Kusari do të jetë tjetër situatë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ilir Mirena thotë se me rëndësi në këto zgjedhje do të jetë profili i kandidatëve për kryetarë të komunave.

“Niveli komunal është shumë kompleks. Një kryetarë komune do të duhet të merret prej kanalizimeve dhe pusetave e deri te mundësia për të thithur investime nga jashtë. Kemi Mytaher Haskukën që ka doktoruar në Gjermani dhe që ka dështuar në qeverisje lokale dhe kemi Ramiz Lladrovcin që është shpallur kryetari më i mirë në nivel të Kosovës”, deklaroi Mirena./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori