LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtari i Prishtinës me një rast pozitiv me COVID-19 dhe një tjetër që është vetizoluar

Kundërshtari i Prishtinës me një rast pozitiv me COVID-19 dhe një tjetër që është vetizoluar

Të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret skuadrën Connah’s Quay Nomads, ndaj të cilës do ta zhvillojë sfidën e parë në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Përmes një komunikate për media, kampioni i Uellsit ka njoftuar se nuk do t’i ketë në dispozicion dy futbollistë, pasi njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv me coronavirus, derisa tjetri ka qenë rast kontakti.


“Përpara ndeshjes së të martës kundër Prishtinës, mund të konfirmojmë se klubi ka marrë një rezultat pozitiv nga testimet e të dielës nga UEFA”.

Ramadani: Kemi motiv shtesë për ta kaluar raundin, por nuk heqim dorë nga loja e bukur
Lexo po ashtu Ramadani: Kemi motiv shtesë për ta kaluar raundin, por nuk heqim dorë nga loja e bukur

“Para udhëtimit drejt Kosovës, klubi ka bërë një hetim lidhur me kontaktet e afërta me rastin pozitiv dhe e ka identifikuar një lojtar që po ashtu duhet të vetizolohet përkundër se ka rezultuar negativ”.

“Natyrisht që klubi dhe lojtarët që mungojnë janë të zhgënjyer, megjithatë ekziston protokolli për të ofruar siguri dhe mirëqenien e të gjithë të përfshirëve”.

“Në një aspekt pozitiv, klubi mund të konfirmojë se kapiteni i klubit, George Horan dhe ritransferimi i fundit, Tom Bibby, kanë udhëtuar me skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit uellsian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori