Francezët dolën në rrugë masivisht dhe protestuan kundër masave të paralajmëruara të kufizimeve ndaj COVID-19. Protesta drejtohet edhe kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë.
Më shumë se 100 mijë vetë në të gjithë Francën kanë protestuar në fundjavë kundër paralajmërimeve të presidentit Emmanuel Macron për kufizime të reja në këtë vend dhe për vaksinimin me detyrim të punonjësve të sektorit të shëndetësisë. Ministria e Brendshme kumtoi se vetëm në Paris kanë protestuar rreth 18 mijë demonstrues. Protestat kanë qenë të qeta dhe paqësore.
Në fillim të javës, Macron njoftoi se vendi do të aplikojë masa më të rrepta higjienike për t’u mbrojtur nga rritja e numrit të infektimeve me COVID-19. Në të ardhmen e afërt, shumë më shpesh do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo shërimit ose një test negativ. Nga e mërkura këto dëshmi do të kërkohen për vizita në kinema e teatër, ndërsa nga gushti kjo do të zbatohet edhe për udhëtime me trena në distanca më të largëta, për vizita në restorante, bare dhe objekte të tjera.
Protesta drejtohet gjithashtu kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë. Macron njoftoi të hënën, se punonjësve të shëndetësisë dhe atyre që kujdesen për të moshuarit do t’u kërkohet të vaksinohen. Përndryshe ata kërcënohen me largim nga puna. Kontrollet të tilla do të aplikohen nga data 15 shtator.
Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të COVID-19. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuajse të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100 mijë banorë brenda një jave. Por në disa zona të tilla si Pyrénées-Orientales, në kufirin me Spanjën, incidenca ka qenë shumë më e lartë – 211 të infektuar në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh.
Protesta në Francë ka pasur edhe me 14 korrik, në ditën e festës kombëtare franceze, kur kanë protestuar rreth 20.000 vetë në të gjithë vendin, kundër kërkesave për vendosjen e masave të reja.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran i ka mbrojtur këto masa. Ato nuk janë menduar si “shantazhe” për të detyruar njerëzit të vaksinohen. Përkundrazi, qëllimi kryesor i qeverisë është të parandalojë një bllokim të ri. Qeveria në Paris ka frikë se pa masa të reja, spitalet mund të përballen sërish me rritjen e presionit për përballimin e shtrimeve nga infeksionet.
Republikanët dhe partitë e qendrës në Senat, ku konservatorët kanë shumicën, thonë se zgjatja e detyrimit për të siguruar prova – për testime, vaksinime apo shërim nga virusi Corona – duhet të shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese. Javën që vjen Senati do të merret me këtë çështje. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj