LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona janë trajtuar brenda 24 orëve

Berisha: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona janë trajtuar brenda 24 orëve

Numri i të personave të helmuar në Deçan është duke shënuar rënie. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit.

Ai ka treguar se në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi. Berisha ka theksuar edhe se personat që po kanë simptoma më gjatë nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.


“Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i pacientëve është në rënie që na jep me kuptu në aspektin klinik që jemi në bishtin e epidemisë si quhet në gjuhën e mjekësisë. Do me thënë në 24 orët e fundi i kemi vetëm 74 të cilët janë duke marrë terapi me simptomatologji që kishin deri më tani. Mirëpo kjo është normal dhe ne presim që në tre-katër ditët e ardhshme pjesa dërmuese e pacientëve të ndalet. Mirëpo mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen përshkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”, tha Berisha.

Ndërsa vetëm gjatë kësaj të diele janë 67 persona që kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.

“Pacientët që kanë marrë ndihmë sot është 67, mund të ketë edhe ndonjë numër që është trajtuar në Mjekësi Familjare dhe Pediatri por është e pritshme dhe ne po presim që në këtë formë të bie edhe numri i pacientëve”, tregoi ai për KosovaPress.

Dyshimet e para çojnë se i gjithë helmimi ndodhi nga uji i pijes i cili vinte nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, për çka tashmë Komuna e Deçanit ka marrë vendim që “Hidrodrini” nuk do ta këtë nën menaxhim komunën me të cilën ai udhëheqë. Mirëpo nga “Hidrodrini” kanë insistuar se nuk ka tregues që uji i pijshëm është shkaktari i helmimit të qytetarëve.

Megjithëkëtë, Berisha ka potencuar edhe njëherë se analizat për atë se si ndodhi helmimi i qytetarëve të Deçanit janë duke u bërë në vazhdimësi e mostrat e ujit po merren jo vetëm në pikat ku ka dyshimet por në gjithë komunën.

Më 11 korrik në Deçan u raportuan rastet e para të dyshimeve të helmimit të banorëve atje, numër ku që kaloi mbi 1500 persona të helmuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori