LAJMI I FUNDIT:

Para 25 vitesh Barcelona nënshkruante me Ronaldon: Tri momentet më brilante të tij me fanellën blaugrana

Para 25 vitesh Barcelona nënshkruante me Ronaldon: Tri momentet më brilante të tij me fanellën blaugrana

Në korrik të vitit 1996, FC Barcelona me në krye Jose Lluis Nunez pagoi 15 milionë euro (19.5 milionë dollar në atë kohë) për transferimin e një brazilian i ri.

Ronaldo Nazario, i njohur më vonë si  ‘Fenomeni’ e kishte befasuar botën e futbollit me dy sezone te PSV Eindhoven (51 gola në 53 ndeshje) dhe ishte vendosur në Camp Nou për të filluar fazën e tij me klubet e mëdha.

Në moshën 20 vjeçare, dukej se ai do të shënonte një epokë te Barcelona.


Në vitin e tij të parë në Spanjë (1996-97), nën komandën e Bobby Robson, ai fitoi Kupën e Fituesve të Kupave të Evropës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës me Barcelonën, dhe i kënaqi tifozët me gola dhe lojëra unike.

Ai e përfundoi sezonin me 47 gola në 49 ndeshje .

Sidoqoftë, vitin e ardhshëm Interi do ta ‘vidhte’ Ronaldon, duke paguar 27 milionë dollarë për transferimin e tij për t’i dhënë fund ëndrrës së tifozit blaugrana.

Marca ka zgjedhur tre golat më të mirë të numrit ‘9’ gjatë vitit të tij të vetëm me fanellën e Barcelonës.

Goli që Ronaldo do ta mbajë mend gjithmonë

Ronaldos ishte në qendër të fushës i rrethuar nga shumë lojtarët të skuadrës  Compostela … dhe ylli brazilian shpiku disa lëvizje unike për të shënuar ndoshta golin më të mirë të gjithë karrierës së tij më 12 tetor 1996.

Nata e tij e paharrueshme kundër Valencias

Ishte 26 tetor 1996. Valencia ishte duke vizituar ‘Camp Nou’ në atë që ishte nata e parë e madhe e Ronaldos me fanellën e Barça.

Një het-trik i paharrueshëm dhe një gol që do të mbahet mend gjatë.

Përkufizimi i Ronaldos

Ylli brazilian kishe një specialitet të paparë kur ishte para portierit. Ai i kalonte me lehtësi të madhe dhe këtë e mësuan të gjithë sa ishte te Barcelona.

https://www.youtube.com/watch?v=F2XicDhTftI&t=10s&ab_channel=ShawccerTV

Ai në këtë gol e kontrolloi topin në mënyrë të mrekullueshme dhe dribloi portierin me aq lehtësi sa që goli u duk shumë i lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Kombëtarja e Shqipërisë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Kalo në kategori