LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Vuçiqin të hënën, Kurti nesër udhëton nga Franca në Bruksel

Takimi me Vuçiqin të hënën, Kurti nesër udhëton nga Franca në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë, për takimin e planifikuar për të hënën në Bruksel.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e paralajmëruar me z.Vuçiq”, thuhet në përgjigje.


Të hënën më 19 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Nga zyra për media e BE-së, kanë konfirmuar për Telegrafin se takimi do të mbahet të hënën.

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiqi përballen sërish të hënën në Bruksel
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiqi përballen sërish të hënën në Bruksel

“Ne mund të konfirmojmë se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë do të zhvillohet të hënën më 19 korrik në Bruksel”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Takimi do të nis në orën 14:00 të pasdites, ku delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas do të pasojë një takim trepalësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori