LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje edhe në Arizona – uji merr me vete edhe veturat

Përmbytje edhe në Arizona – uji merr me vete edhe veturat

Pas disa javësh nxehtësie dhe thatësire shkatërruese, qytetet në Arizona u përmbytën pasi një stuhi e fortë goditi zonën.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Phoenix paralajmëroi përmbytje të mundshme në disa pjesë të Arizonës.


Të mërkurën në Flagstaff, Arizona, uji mori një veturë gjatë një përmbytje pas reshjeve të mëdha të shiut.

“Kjo është përmbytja më e çmendur që kam përjetuar ndonjëherë në qytet”, tha Taylor Landy, i cili regjistroi videon.

Reshjet e shiut parashikohet të vazhdojnë deri në fund të javës në Arizona, pas zjarreve, ndërprerjeve të energjisë dhe vdekjeve të lidhura me valët e nxehtësisë.

Një paralajmërim për përmbytjen u lëshua për pjesët rurale të Maricopa perëndimore pasi leximet e radarëve të Doppler treguan shi të madh.

Matësit gjithashtu treguan se deri në 2.5 cm ka rënë shi në pjesë të luginës perëndimore dhe stuhi u regjistruan në Surprise, Waddell dhe Fennemore. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by CNN (@cnn)

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori