LAJMI I FUNDIT:

Katastrofa në Gjermani, Konjufca: Lutemi për shtetin mik ta kalojë me sa më pak pasoja këtë fatkeqësi

Katastrofa në Gjermani, Konjufca: Lutemi për shtetin mik ta kalojë me sa më pak pasoja këtë fatkeqësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova dhe populli i saj qëndrojnë pranë familjeve të viktimave dhe popullit gjerman që po përballen me momente të vështira si pasojë e vërshimeve që kanë marrë shumë jetë njerëzish.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se, “Gjermania, vendi mik i Republikës së Kosovës, po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike”.


“Si pasojë e motit të keq, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit, deri më tani njoftohet se kanë humbur jetën mbi 50 njerëz dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur. Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman”, shkruan Konjufca.

Ai tha po ashtu se “lutemi për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më pak pasoja”.

Përmbytjet në Gjermani, të paktën 80 të vdekur - Çfarë thonë ekspertët për ngjarjet e fundit?
Lexo po ashtu Përmbytjet në Gjermani, të paktën 80 të vdekur - Çfarë thonë ekspertët për ngjarjet e fundit?

Ndryshe, të paktën 80 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pas disa nga përmbytjet më të mëdha në dekada.

Reshjet rekord të reshjeve në Evropën perëndimore bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre, duke shkatërruar rajonin.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, të cilin liderët politikë e kanë fajësuar ndryshimin e klimës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori