LAJMI I FUNDIT:

Nga sot lejohen dasmat deri në 300 të ftuar, orari zgjatet deri në ora 01:00

Nga sot lejohen dasmat deri në 300 të ftuar, orari zgjatet deri në ora 01:00
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës është duke vazhduar me lehtësimin e masave anti-COVID-19, ku nga sot dasmat do të lejohen deri në 300 të ftuar.

Gjithashtu, me vendimin e ri, organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00, transmeton Telegrafi.

“Organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50 për qind  të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 300 të ftuar”, thuhet në vendim


Ndryshe, në gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Ndërkaq, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Brenda 24 orëve janë imunizuar 11,518 qytetarë. Aktualisht janë të vaksinuar 282,180 persona, ku me dozën e dytë janë imunizuar 78,298 qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori